MENU
klinika

Ndizet sërish merkatoja

Modriç nuk rinovon, Inter “fërkon” duart

23.11.2018 - 12:13

Tifozët e Interit mund të shpresojnë sërish, pse jo, që në merkaton e janarit. Në ditët e fundit, Florentino Perez ka bërë gati objektivat parësorë te Reali i Madridit. Presidenti i “Los Blancos” ka zbardhur planin: synon të rinovojë me futbollistët kryesorë të skuadrës.

Por, mes emrave nuk rezulton ai i Luka Modriç. Te Reali, sipas mediave spanjolle, kanë bërë llogaritë: kroati është 34 vjeç dhe “Galaktikët” nuk kanë dëshirë të firmosin një kontratë të re me një lojtar që, referuar kartës së tij të identitetit (por vetëm në letër, sepse në fushë po fiton çmime njëri pas tjetrit), është drejt perëndimit.

Mesfushori firmosi në vitin 2016 kontratën e re deri në vitin 2020, nga e cila përfiton 8 milionë euro në sezon. Në verë, Interi i ofroi Modriçit një kontratë 4-vjeçare me 10 milionë euro në një vit dhe një “parashutë” për në Kinë, ku do mund të mbyllte karrierën te Jiangsu Suning.

luka modric Inter
luka modric Inter

Ndërkohë, sipas “Calciomercato.it”, paraqitjet e fundit (zhgënjyese) të Ivan Perisiç kanë bërë të lindin dyshimet e para te drejtuesit zikaltër: verën e kaluar, United ishte gati të paguante 54 milionë euro për kroatin, zikaltrit këtë verë mund të ulin pretendimet deri në 34 milionë euro.

Një gjë është e sigurtë, Inter nuk ka hequr dorë nga Modric dhe me siguri do të tentojë deri në fund për ta marrë, qoftë edhe me ndonjë formulë huazimi. Humbja e fundit me Atalantën ka ulur disi pretendimet, por jo ato në merkato.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN