MENU
klinika

"'Peqja' nga Kuçova i kishte borxh rreth 19 mln lekë"

Zbardhet dëshmia e shokut të Aleksandër Sadikajt

13.06.2022 - 10:29

Disa ditë më parë kryeqyteti u trondit nga një ngjarje e rëndë, pasi makina e 27-vjeçarit nga qyteti i Beratit, Aleksandër Sadikaj u hodh në erë, pasi iu vendos tritol.

Shpërthimi i fuqishëm tronditi zonën, ndërsa i riu humbi gjymtyrët dhe më pas për shkak të plagëve të marra humbi jetën në spital.

Ndërkohë gazetarja Klodiana Lala ka siguruar për BalkanWeb dëshminë e mikut të viktimës. Sipas shtetasit me inicialet E.G., kohët e fundit 27-vjeçari shoqërohej me një shtetas me inicialet A.S., me të cilin njihej që në fëmijëri, ndërsa kishte pseudonimin ‘Sancho’.
Ndërsa në lidhje me bizneset që kishte arritur t’i hapte në Shqipëri viktima, shoku tha se nëna e tij ka punuar 2-3 punë në emigrim. Mes të tjerash në dosje flitet edhe për një borxh që sipas shokut të viktimës, Aleksandrit i kishte borxh një shtetas nga Kuçova.
“Nuk ka vënë re asnjë shqetësim, por edhe viktima nuk i është shprehur për ndonjë problem që mund të kishte. Nuk ka dijeni për aktivitete të paligjshme të tij, por ka vënë re që përdorte 2-3 telefona, megjithatë nuk e dinte përse i mbante sepse nuk fliste për gjëra të tilla”, thuhet në dëshmi.

“Me ‘Sanchon’ viktima rrinin çdo ditë bashkë, pasi kishte dy mua që i kishin hequr patentën, pasi ishte konstatuar nën efektin e alkoolit. Marrëdhëniet e tyre ishin shumë të mira dhe frekuentonin lokalin e tij në Selitë.
Deklaruesi shprehet se viktima nuk i kishte borxhe asnjë njeriu, por ka dëgjuar biseda dhe i ka thënë për një shtetas që e thërrisnin me pseudonimin, “Peqja” nga qyteti i Kuçovës, i cili i kishte borxh 15 ose 19 milionë lekë të vjetra. Madje këto ditë i kishte dërguar një djalë me emrin B.Gj nga Kuçova i cili po ndërmjetësonte që t’i sillte paratë e borxhit dhe t’ja mbyllte si problem me “Peqjen”. Në kohën që i kishte dhënë paratë, ai nuk kishte t’ia kthente dhe kishin rënë dakord që t’ja kthente pak më vonë me kushte që t’ja jepte edhe një përqindje interesi.

Dje më datë 10.06.02022 ka mësuar prej A. se B.Gj., i ka sjellë një shumë prej 15.500 euro dhe pjesën e përqindjes mund t’ja jepte kur të bëhej mbarë. Në lidhje me shtetasin me pseudonimin Peqja, i ka thënë që ka qenë shokë, prandaj i kishte dhënë rreth 5000 euro cash dhe një makinë. Por ishin mërzitur dhe nuk fliste sepse ky shtetas nuk kishte qëndruar korrekt me borxhin.”, thuhet në dosjen hetimore.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Media spanjolle “La Vanguardia”

Zbuloni Beratin, qytetin përrallor në Shqipëri

Shisnin doza me dr*ga të forta në Vlorë e në Fier

Çmontohet grupi kriminal! 12 në pranga, 2 në kërkim

Donte të vriste prindërit e tij të moshuar

Emri/ Arrestohet 42-vjeçari në Fier

Mjeku: Të hiqet fostoksina, nuk ka kundërhelm

Depresioni vret në Fier! Pesë vetëvrasje në dy javë

Cili është qarku më i rrezikuar

Cikloni mesdhetar, prek Shqipërinë!

"Hapi dyert me kushte dinjitoze për 850 nxënës dhe mësues"

Kryeministri publikon pamjet e shkollës “Naim Frashëri” në Fier