MENU
klinika

Short me fat për Laçin

Rivalët e ekipeve shqiptare në turin e dytë të UECL

15.06.2022 - 13:43

Një ditë pasi u hodh shorti për turin e parë të Conference League, skuadrat shqiptare kanë mësuar rivalët e turit të dytë, gjithnjë nëse kalojnë të parin.

Në fakt, Vllaznia e nis nga turi i dytë si fituese e Kupës së Shqipërisë. Shorti i ka vënë kuqeblutë përballë Universitatea Craiovas, një kundërshtare e fortë dhe me përvojë në ndeshjet ndërkombëtare.

I pranishëm në Nyon të Zvicrës ishte edhe presidenti i Vllaznisë, Alban Xhaferri, që nuk iu plotësua dëshira që ndeshja e dytë të luhej në Shkodër.

Ndërsa Partizani, nëse kalon Saburtalo të Gjeorgjisë, do të përballet me Steua të Bukureshtit, një rival me histori, por që ka humbur shumë nga shkëlqimi, pasi ka ndërruar edhe emër.

Laçi, nëse kalon malazezët e Iskras, do të përballen me fituesin e çiftit Floriana-Petrocub. Dy ekipe modeste, maltez dhe moldav, mëse të kalueshme për kurbinasit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN