MENU
klinika

"Dua Lipa 12"

Sa miliona nga koncertet?

21.06.2022 - 10:57

Gjashtë muajt e parë të vitit 2022 kanë përmbushur pritshmërinë për industrinë globale të koncerteve, e nxitur kryesisht nga një pjesëmarrje demografike më e larmishme, më e re, e etur për të ndjekur shfaqje “live” dhe e gatshme të shpenzojë më shumë nga paratë e tyre në muzikë dhe kulturë, shkruan Billboard, revistë amerikane e specializuar në muzikë dhe argëtim, që publikon renditje në fushën e muzikës.

Së fundi është publikuar renditja e artistëve me më shumë të ardhura nga turet në periudhën nga 1 nëntori 2021 deri më 30 prill 2022.

10 artistët më të mirë në tabelën e “Top Tours 2022” fituan 722 milionë dollarë deri në mes të vitit, 20% më shumë se 10 më të mirat për Top Tours në vitin 2019 (viti i fundit i plotë i turneut përpara pandemisë), sipas Billboard 2022.

Ndërsa klasifikimin e mesvitit 2019 e dominuan turnetë e mëdha të lamtumirës, një brez i ri emrash më të rinj ndërkombëtarë po udhëheq raportin e vitit 2022: Bad Bunny është artisti i parë në gjuhën spanjolle që arrin vendin e parë në renditje. Turneu i tij i fundit botëror dhe dy shfaqje solo në vendin e tij të origjinës, Porto Riko, fitoi 123.2 milionë dollarë dhe shiti 645.000 bileta për 37 koncerte, sipas shifrave të raportuara në Boxscore – rreth 3.3 milionë dollarë dhe 17.400 bileta për natë.

I dyti renditet Elton John, me 103 milionë dollarë kurse në të tretin, Genesis, me 81.9 milionë dollarë të ardhura. BTS fitoi 75.4 milionë dollarë, duke i dhënë grupit korean vendin e 4-t në Top Tours (për 4 koncerte në Los Angelos brenda një periudhe 10 ditore, me rreth 200 mijë bileta të shitura, grupi vlerësohet se kontriboi në ekonominë e LA me mbi 100 milionë dollarë, sipas mediave të LA).

Është hera e parë që gjysma e artistëve në Top Tours nuk kanë mbushur ende 30 vjeç (Bad Bunny, BTS, Billie Eilish, Morgan Wallen dhe Justin Bieber), dhe katër nga pesë artistët e tjerë janë mbi 60 vjeç. Elton John, Mick Jagger nga The Rolling Stones dhe Don Henley nga Eagles janë të gjithë mbi 70 vjeç. Themeluesi i Orchestra Trans-Siberian, John Oliva, është 62 vjeç dhe bashkëthemeluesi Al Pitrelli mbush 60 vjeç në shtator, shkruan Billboard.

Dua Lipa, sipas tabelës së Billboard, siguroi 47 milionë euro të ardhura nga nëntori 2021 deri në prill 2022, duke u renditur në total në vendin e 12. Këto të ardhura, këngëtarja me origjinë shqiptare i gjeneroi nga 39 shfaqje, me gjithsej 511 mijë pjesëmarrës. Fitimi mesatar i saj për shfaqje është 1.2 milionë dollarë, duke e renditur në vendin e 20 në fitimet për një koncert, sipas të dhënave të përpunuara nga “Monitor”, bazuar në tabelën e Billboard (shiko grafikun). Dua Lipa rezulton të ketë shitur 13 mijë bileta për natë, me çmim mesatar 92 dollarë. Më i shtrenjti është Rolling Stones, me çmim mesatar bilete 275 dollarë; Eagles me 227 dollarë, Bad Bunny, 191 dollarë; BTS, 165 dollarë; Justin Bieber, 156 dollarë etj.

Rekordin për të ardhura më të larta për një shfaqje e mbajnë The Rolling Stones, me 9.8 milionë dollarë, të ndjekur nga BTS, me gati 7 milionë dollarë. Për artistët e tjerë, të ardhurat për shfaqje janë më pak se 5 milionë dollarë.

Këngëtari kolumbian Maluma, i cili pak muaj më parë mbajti edhe një koncert në Shqipëri, siguroi gjithsej 16.4 milionë dollarë për 17 shfaqje, sipas tabelës së Billboard, ose pak më pak se 1 milion dollar për shfaqje, me rreth 73 dollarë për biletë. Në Shqipëri, bazuar në numrin e biletave të shitura (rreth 12 mijë) dhe çmimit mesatar 5-7 mijë lekë), këngëtari llogaritet të ketë gjeneruar nga biletat rreth 630 mijë dollarë./Monitor

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Biznesi i vështirë i muzikës në Shqipëri

Nga vijnë fitimet e artistëve?


"Nuk dola nga shtëpia për tre muaj"

Adelina Ismaili: Më përgjonin ilegalisht

Historinë e saj e bëri këngë

Semi Jaupaj: Mund ta duash dikë e të ndahesh

Do t’ju garantojnë një look ‘chic’

Pesë kombinime me pantallona lëkure