MENU
klinika

Zbulohet arsyeja

Paditet kompania e kujdesit për lëkurën e Hailey Bieber

22.06.2022 - 11:09

Hailey Bieber dhe linja e saj e re e kujdesit për lëkurën po përballet me një të papritur. Raportohet se modelja do të shkojë në gjykatë.

Ajo është paditur për shkelje të markës tregtare nga një linjë e modës me të njëjtin emër.

Sipas dokumenteve ligjore të marra nga TMZ, kompania e veshjeve Rhode NYC pretendon se Hailey dhe biznesi i saj, “Rhode”, mund të “zhdukin” lehtësisht gjithë punën e vështirë dhe të gjatë që kanë bërë për markën e tyre.

“Rhode NYC”, e themeluar në vitin 2013, pretendon se logoja “Rhode” duket shumë e ngjashme me atë që ata kanë.

Nga ana tjetër modelja ka quajtur linjën e saj “Rhode”, pasi kështu është emri i saj i dytë. Emri i plotë i modeles është Hailey Rhode Baldwin Bieber.

Nga ana tjetër, Justin Bieber ka reklamuar biznesin e bashkëshortes së tij në Instagram, duke i rritur kështu edhe më shumë popullaritetin.

Pronarët e “Rhode NYC” thonë se tashmë janë përballur me probleme në internet … njerëzit kanë etiketuar kompaninë e Hailey-t gabimisht në vend të tyre, gjë që ata mendojnë se tregon qartë se ka konfuzion të konsumatorëve.

Ata po i kërkojnë gjykatësit që të detyrojnë kompaninë e Hailey-t të ndalojë përdorimin e emrit Rhode dhe të dalë me diçka tjetër për të shmangur konfuzionin e mëtejshëm dhe dëmtimin e markës së tyre.

"Nuk dola nga shtëpia për tre muaj"

Adelina Ismaili: Më përgjonin ilegalisht

Historinë e saj e bëri këngë

Semi Jaupaj: Mund ta duash dikë e të ndahesh

Do t’ju garantojnë një look ‘chic’

Pesë kombinime me pantallona lëkure