Këngëtarja Aurela Gaçe ka qenë e ftuar në programin “Goca dhe Gra” ku ka folur për jetën e saj personale dhe profesionale.
Gjatë intervistës, ajo ka folur edhe për pompat që bën shpesh nëpër koncertet e saj.
Aurela tha se ajo bën pompa teksa këndon ndërkohë sot është një brez që di vetëm të kërcejë ‘twerk’ në skenë.
“Bëj pompa në koncert duke kënduar se janë një brez që vetëm bën twerk, mirë bëjnë se e dredhin por janë play back, mirë bëjnë nuk jam kundra, por edhe të këndojnë. Unë që nuk bëj dot twerk se më zuri vonë , unë e bëj për të treguar forcën e gruas e një njeriu që po të dojë gjithçka arrihet. Nuk është kollaj të hidhesh, provoni që të hidheni dy minuta…E nisa me shaka”, tha Aurela.
Nga ana tjetër, Aurela ka treguar me humor edhe një ‘sekret’ të Eli Farës.
“Unë sportet ekstreme nuk i dua, kur shoh njerëz që hidhen nga lartësitë apo me trena të shpejtë unë nuk i dua, më pushon zemra, nuk i dua. Për shembull në makinë jam shumë e qetë eci shumë avash. E kundërta kam mikeshën time të ngushtë Eli Farën, është aq e qetë por në makinë është gangster. Edhe Skerdi është shumë i qetë ama në makinë i them ‘të lutem ule shpejtësinë’”, theksoi këngëtarja.