Kryeministri Edi Rama ka propozuar 3 anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë.
Janë tre emra të njohur, një prej tyre ish-ministër i Financave në qeverinë “Berisha”. Bëhet fjalë për znj. Suela Popa, znj. Edlira Luci dhe z. Ridvan Bode.
Ata janë përzgjedhur nga një listë prej 38 aplikantësh. Anëtarët e këshillit Mbikqyrës të bankës së Shqipërisë zgjidhen nga Kuvendi i Shqipërisë dhe ushtrojnë këtë funksion për një mandat 7-vjeçar, me të drejtë rizgjedhjeje.
PROPOZIMI I KRYEMINISTRIT
Vendim për Propozimin Kuvendit të Republikës së Shqipërisë së tre anëtarëve për Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë.
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të shkronjës “b”, të pikës 2, të nenit 44, të ligjit nr.8269, datë 23.12.1997, për “Bankën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
Vendosi:
Propozimin Kuvendit të Republikës së Shqipërisë të tre anëtarëve për Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, si më poshtë vijon:
Znj.Suela Popa
Znj.Edlira Luçi
Z.Ridvan Bode
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”
LISTA E APLIKANTËVE PËR ANËTARË TË KËSHILLIT MBIKËQYRËS SË BSH
1. ALBA QIRJAZI
2. ALBANA DHIMITRI
3. ALEKO POLO
4. ARBEN ZIBRI
5. ARJETA ABAZI
6. ARTAN CELO BORAJ
7. ARTUR RIBAJ
8. AZMI STRINGA
9. BARDHYL CEKU
10. BRUNILDA DURAJ
11. DENADA PRIFTI
12. DRINI IMAMI
13. EDLIRA LUÇI
14. ELA GOLEMI
15. ELIRA KOKONA
16. ELONA GJIKA
17. ELVIN MEKA
18. ELVIS CIBUKU
19. ELVIS PONARI
20. ELVIS ZERVA
21. ERGYS MISHA
22. ERMIR HAJDINI
23. FATMIR KOLA
24. FLUTURA VEIPI
25. INES MUÇOSTEPA
26. INGRID BUÇKA (SHULI)
27. MAJLINDA DEMKO (GJATA)
28. NAJADA XHAXHA
29. NIKOLLAQ PANO
30. OLTION RRUMBULLAKU
31. PANDI MADHI
32. REDIH LLESHI
33. REZARTA BITRI
34. RIDVAN BODE
35. SEIMIR ELBASANI
36. SUELA POPA
37. VISAR MALAJ
38. VJOLLCA BRAHO