MENU
klinika

Miqësorja

Kombëtarja U-15 mposht përsëri Malin e Zi

24.11.2018 - 15:21

Kombëtarja U-15 e Shqipërisë në futboll ia ka dalë të fitojë edhe miqësoren e dytë ndaj Malit të Zi, kësaj here në fushën e kundërshtarit. Kuqezinjtë e kësaj grup-moshe i janë falur golit të Eraldo Maksutit, të shënuar në fundin e pjesës së dytë.

Ekipi kuqezi i kësaj grupmoshe po tregon formë të mirë, duke bërë “bis” ndaj homologëve malazezë, brenda pak ditësh.

Kujtojmë se më 22 nëntor, këto dy kombëtare u ballafaquan në “Loro Boriçi”. Shqipëria U-15 fitoi 3-0. Cereni, Maksuti dhe Halilaj ishin autorët e atij triumi të të besuarve të trajnerit Eqerem Memushaj.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN