Pas aventurave në Italia dhe Spanjë, duke qenë pjesë e skuadrave prestigjoze si Inter dhe Barcelona, Rey Manaj transferohet në Angli, teksa ditën e sotme është prezantuar nga Watford, që shkruan:
“Watford FC ka kënaqësinë të njoftojë nënshkrimin e sulmuesit shqiptar Rey Manaj një marrëveshje trevjeçare me futbollistin e ardhur nga Barcelona, për një tarifë të pazbuluar.
25-vjeçari vjen me një bollëk eksperiencash nga Italia dhe Spanja, duke përfshirë Inter Milan, Spezia dhe Pescara, me 50 ndeshje në total. Sulmuesi ndërkombëtar ka edhe 30 paraqitje për Shqipërinë, me përvojë në kualifikimet e Botërorit, kualifikimin në Kampionatin Evropian dhe në Ligën e Kombeve.
Rey Manaj is a Hornet! ✌️😁#WatfordFC pic.twitter.com/WH2vg1dQeC
— Watford Football Club (@WatfordFC) July 12, 2022
Si i ri, Manaj u transferua në Itali dhe filloi karrierën e tij në Piacenza, përpara se të transferohej te Cremonese. Tashmë nis një kapitull i ri, duke luajtur për Watford në Championship.”