MENU
klinika

Historia e Bremer

Nga shitës akulloresh, te firma me Juventus

23.07.2022 - 16:51

Një nga “hitet” e merkatos së verës u zgjidh në favor të Juventusit, i cili mori brazilianin Bremer nga Torino. Nuk ka Inter për brazilianin, i cili nis aventurën me bardhezinjtë nga sezoni 2022-2023. Një emër që tifozët e Serie A e kanë njohur mirë gjatë viteve të fundit. Ne po ju zbulojmë disa nga kuriozitetet e qendërmbrojtësit të lindur më 1997.

10.QENI BARDHEZI – Le të fillojmë me zbulimin më të fundit, të rrëfyer në mikrofonat e JTV, pas transferimit. Ai ka një qen bardhezi, ndaj Juventusi, sipas vetë Bremerit, dukej se ishte vërtet në fatin e tij: “Po, edhe unë kam një qen bardh e zi, Juventusi ishte në fatin tim”.

Nuk është e qartë se çfarë rrace e ka qenin, duke pasur parasysh fotot e pakta të jetës private të shfaqura në rrjetet sociale dhe në veçanti në Instagram. Ai nuk ka llogari zyrtare në Twitter apo Facebook.

9.SHITJE AKULLORESH – Kur luante në ekipet e të rinjve të Desportivo Brasil duhej të paguante shpenzimet e udhëtimit. Kështu, ai vendosi t’i mbulonte shpenzimet duke shitur akullore:

“Unë jetoja në një qytet tjetër dhe kështu më duhej t’i përvishja mirë mëngët. Shita akullore dhe paratë që mblodha ia dhashë trajnerit tim për të paguar transportin”. Po flasim për vitin 2014, dy vite para kapërcimit në akademitë e të rinjve të San Paolos.

8.‘TUTTO IN FAMIGLIA’ – Një serial me të cilin janë rritur miliona njerëz, madje edhe në Itali. Edhe në Brazil. Përfshirë Bremerin. Në fakt, braziliani ka rrëfyer se ky është seriali i tij i preferuar televiziv. Aktori i tij i preferuar është Damon Ëayans, i cili luan personazhin kryesor Michael Kyle.

7.BREMER MES FEMRAVE – Bremer ka disa vite që është martuar me Deborah Claudino, të cilën e takoi kur ishin të dy fëmijë. Pas fejesës, dasma në fund të vitit 2017. Nga bashkimi i tyre, në nëntor 2020 lindi vajza e madhe Agatha.

6.FEJA – Shumë fetar, braziliani rrëfeu në një intervistë të vjetër librin e tij të preferuar: Biblën. Jo vetëm kaq, duke qenë se pyetja për heroin e jetës së tij dhe të historisë kishte të njëjtën përgjigje: Zotin.

5.TORINO? OK ME GOOGLE – I blerë nga Torino në vitin 2018, ai u bind nga drejtori sportiv i atëhershëm Petrachi, gati për t’i nënvizuar se si Serie A është kampionati më i rëndësishëm në planet për një mbrojtës. Ai dinte shumë për “granatat”, por jo gjithçka. Dhe kështu, siç bëjnë të gjithë, e ndihmoi teknologjia: “Unë tashmë dija diçka për historinë e Torinos, pastaj kontrollova në Google për të”.

4.INTERISTI BREHME – Në zyrën e gjendjes civile, ai i përgjigjet emrit të Gleison Bremer Silva Nascimento. Pse Bremer? Për nder të gjermanit legjendar të Interit, Andreas Brehme, i aftë të fitojë gjithçka me Interin dhe të kurorëzohet kampion i botës me Gjermaninë:

“Po, babai im më tha se ishte një lojtar gjerman që luante edhe për Interin. Prandaj më vuri këtë emër, për ta kujtuar”. Në fund, fati nuk e shtyu që të veshë fanellën e zikaltërve si Brehme.

3.NUMRI 17 I HARRUAR – Pas blerjes zyrtare nga Juventusi, dyshimi i tifozëve ishte vetëm një: a do të marrë 3 e Chiellinit apo 4 e De Ligt-it? Ai mori 3, si në ditët e Torinos. Të paktën në dy vitet e fundit, sepse më parë veshi edhe fanellën me numrin 36, si tek Atletico Mineiro. Në Brazil mbajti gjithashtu numrin 17, të cilin nuk e ka pasur kurrë më që nga viti 2018.

2.NGA LUCIO TE LUCIO – Bremer ka theksuar gjithmonë se kishte Lucion si idhull (mbrojtës), një ish-lojtar i Interit, i cili mbërriti te Juventusi në vitin 2012 për disa muaj. Ai ishte qendërmbrojtësi i fundit brazilian te “Zonja e Vjetër”, para blerjes së tij. Vetëm Lucio, dhjetë vite më parë.

1.TRI HUMBJE, TRE BARAZIME – Para se të bashkohej me Juventusin, Bremer u përball me “Zonjën e Vjetër” në gjashtë raste. Ai kurrë nuk fitoi, duke pasur parasysh tri barazime dhe tri humbje. Në 2021-2022, sezon në të cilin fitoi çmimin e mbrojtësit më të mirë në Serie A, ai markoi Vlahovicin. Si pothuajse të gjithë sulmuesit e mëdhenj në kampionat.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN