Manchester United duket se ka pranuar se do ta humbasë Cristiano Ronaldo-n këtë verë, por vetëm me formulën e huazimit. Sipas mediave sportive, Djajtë e Kuq duan ta rinovojnë kontratën e Ronaldo-s, pavarësisht se super ylli ka kërkuar të largohet nga Old Trafford.
Klubi duket se është i gatshëm ta huazojë Cristiano-n në mënyrë që t’i plotësojë dëshirën që të luajë në Champions League sezonin e ardhshëm, sipas Mirror. Por në këmbim duan që portugezi të rinovojë kontratën e tij me një vit, duke parë se marrëveshja aktuale skadon verën e ardhshme.
Kjo do ta lejonte Ronaldo-n të kthehej tek United për sezonin 2023/24. Ka shpresë që Djajtë e Kuq të kthehen në kompeticionin elitar nën drejtimin e Erik ten Hag dhe klubi duket se ia ka prezantuar ofertën menaxherit Jorge Mendes.
Manchester United are ready to allow Cristiano Ronaldo to leave the club this summer on loan if he triggers the one-year extension clause in his contract, according to The Mirror. https://t.co/GiLGOVLToj
— Sportskeeda Football (@skworldfootball) July 24, 2022
Megjithatë, Ronaldo dhe menaxheri i tij janë befasuar nga ky propozim pasi portugezi e ka bërë të qartë se ka dëshirë të largohet këtë verë. Manchester United është në pritje të një përgjigje, ndërsa sponsorët janë të zhgënjyer që sulmuesi ka kërkuar të largohet pas vetëm një sezoni nga kthimi i tij.