MENU
klinika

Me ceremoni...

Shqipëria kthen pianon vjedhur fqinjëve

26.07.2022 - 16:41

         Iu dorëzua ditën e sotme, pas 7 vjet “zhdukjeje”, pianoja antike grabitur në vitin 2015, Konservatorit të Parmës, Itali. Instrumenti muzikor me vlera të rralla historike kishte përfunduar në vendin tonë, për t’u shitur.

“Clavikorda”, pianoja e vjetër e shekullit të XVIII, pjesë e trashëgimisë kulturore italiane, u gjet në një dyqan instrumentesh muzikore në Shqipëri Ishin ministri i Drejtësisë Ulsi Manja dhe ajo e Kulturës, Elva Margariti, të cilët ia dorëzuan komandantit të Karabinierëve për trashëgiminë kulturore, gjatë një ceremonie në ambientet e ministrisë së Drejtësisë.


Ministri Manja vlerësoi se, dorëzimi i pianos së shekullit të XVIII, që ishte vjedhur në Itali, është një shenjë e bashkëpunimit serioz, me një vend mik, siç është Italia.

“Është një takim që shpreh një bashkëpunim të shkëlqyer që ekziston ndërmjet Shqipërisë dhe Italisë, edhe në fushën e trashëgimisë kulturore.

Në fakt, objekti që do t’u dorëzojmë sot autoriteteve italiane do ta merret posaçërisht nga gjeneral Rikardi dhe stafi i tij. Është një objekt i trashëgimisë kulturore italiane me vlera të padiskutueshme historike, është një clavikordë e vjedhur në Parma në vitin 2015.

Dhe falë një bashkëpunimi të autoriteteve gjyqësore të Parmës dhe autoriteteve shqiptare, konkretisht Prokurorisë së Tiranës, në tetor të viti 2021 është bërë e mundur gjetja e kësaj clavikorde. Instrumentin, e ka dorëzuar një qytetar nga Vora”, – ka theksuar ai.

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Jazz 'pushton' Shkodren

“Shkodra Jazz Festival”

"Princi i vogël" që ngjit në skenë një aktore të madhe

“PRINCI I VOGËL” i Yllka Mujos


Një dhuratë e kinemasë tonë nostalgjike për të gjithë brezat

Restaurohet filmi “Kthimi i Ushtrisë së Vdekur”

Çfarë u diskutua gjatë takimit në Tiranë më 1989-ën

Refuzimi që Nexhmije Hoxha i bëri Nënë Terezës për një shtëpi bamirësie!

Në 40-të vjetorin e filmit “Proka”

Mbrëmje kinematografike me regjisorin Isa Qosja

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen