MENU
klinika

"Chi" zbardh tradhtinë e Tottit

Ilary punësoi një hetues privat pas asaj që i tha vajza e vogël

27.07.2022 - 19:24

Revistzheve të kapura nga Totti në telefonin e Ilary nga një burrë misterioz në Milano. Sipas këtyre burimeve, pavarësisht se të besuarit e Totti-t janë të bindur për të kundërtën, nuk ekzistojnë as mesazhet që kanë zemëruar ish-futbollistin, as burri misterioz.

Dhe konfirmojnë zërat që flasin për një Totti të rrethuar nga tundimet, i aftë t’i rezistojë gjithçkaje me përjashtim të tyre. Prova? Në një pikë, Totti i ka hequr motrës së Ilary të drejtën për të menaxhuar profilet e tij në rrjetet sociale.

 

Në fakt, në seksionin e mesazheve direkte në Instagram-in e Totti-t, kanë ardhur mesazhet klasike të adhuruesve, por disa prej tyre kishin një lloj familjariteti. Dhe kjo duket se ka shtyrë Totti-n të marrë kontrollin e rrjeteve sociale, për të shmangur pyetje dhe dyshime.

Sipas “Chi”, Ilary Blasi duket se ka zbuluar se Francesco frekuentohej me Noemi Bocchi-n falë vajzës. Në fakt, vajza më e vogël, Isabel, ka shkuar në shtëpi e lumtur dhe i ka thënë mamasë se kishte dy miq të rinj. Janë fëmijët e Noemi Bocchi.

Ilary, atëherë, ka vendosur ta ndjekë bashkëshortin nga një hetues privat dhe ka zbuluar se Totti e merrte me vete vajzën në pallatin ku jeton dama e tij bionde. Një mënyrë edhe për të larguar çdo dyshim.

Kur “Chi” ka publikuar, dy javë më parë, fotografitë e Totti-t që hyn në shtëpinë e Noemi-t, Ilary ka patur vetëm konfirmimin e asaj që e dinte tashmë, edhe pse këtë herë ka qenë e detyruar të ndërhyjë publikisht.