Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin ditën e sotme duke ndarë disa foto nga fluksi në Portin e Durrësit. Përmes një postimi në ‘Facebook’, Rama ka postuar foto nga radha e gjatë e automjeteve në port që presin për të verifikuar dokumentacionet.
Rama shkruan se ky sezon turistik ka pasur një hyrje të lartë vizitorëve të huaj, që kanë dalë jashtë parashikimeve.
“Mirëmëngjesi dhe me prurjet e jashtëzakonshme të këtyre ditëve në Portin e Durrësit, në një sezon turistik që po shënon shifra hyrjesh të vizitorëve të huaj, jashtë çdo parashikimi, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
Fluksi në portin e Durrësit është raportuar edhe më herët nga Shqiptarja.com. Fundjava e kaluar shënoi fluksin më të lartë në Portin e Durrësit, ku kishin mbërritur 4 tragete, 3 nga Bari dhe 1 nga Ankona. Gjithsej, 5480 pasagjerë dhe 1065 makina.