MENU
klinika

Arrestimi i ish-shefit të policisë

Bode ishte kthyer nga Anglia para 4 ditësh, kur mbërriti policia…

12.08.2022 - 10:15

BalkanWeb mëson të tjera detaje rreth arrestimit të ish-shefit të stacionit policor të Dhërmiut, Sokol Bode, i cili u prangos sot në Berat. Gazetarja Eneida Petova raportoi për BalkanWeb se pas arratisjes së ish-policit në vitin 2017 nga vendi, ku për shumë kohë kishte jetuar në Angli, Bode kishte vendosur që të kthehej në Shqipëri dhe të fshihej në vendin e tij të lindjes, Mimias të Beratit.

Sipas Petovës, në aksionin e sotëm merrnin pjesë forcat Shqiponja, FNSH dhe policia e Beratit, ndërkohë që Bode u arrestua në një banesë në këtë fshat. Po ashtu mësohet se ai ishte i vetëm në banesë në momentin e arrestimit. Kujtojmë se më herët Bode i ka shpëtuar dy operacioneve për kapjen e tij, pasi dyshohet se janë dekonspiruar nga kolegët e tij.

Sokol Bode, i akuzuar si pjesë e grupit të Habilajve dhe i dënuar nga SPAK në muajin prill të këtij viti me 8-vjet burg. Ai u akuzua nga ish-Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe më pas nga SPAK si i përfshirë në trafikun e drogës sëbashku me grupin e Habilajve. Bode ishte nga 3 ish-drejtorët e Policisë që pritej te arrestohej pas urdhër-arrestit të lëshuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda ne vitin 2017.

Media spanjolle “La Vanguardia”

Zbuloni Beratin, qytetin përrallor në Shqipëri

Shisnin doza me dr*ga të forta në Vlorë e në Fier

Çmontohet grupi kriminal! 12 në pranga, 2 në kërkim

Donte të vriste prindërit e tij të moshuar

Emri/ Arrestohet 42-vjeçari në Fier

Mjeku: Të hiqet fostoksina, nuk ka kundërhelm

Depresioni vret në Fier! Pesë vetëvrasje në dy javë

Cili është qarku më i rrezikuar

Cikloni mesdhetar, prek Shqipërinë!

"Hapi dyert me kushte dinjitoze për 850 nxënës dhe mësues"

Kryeministri publikon pamjet e shkollës “Naim Frashëri” në Fier