MENU
klinika

Kjo është zgjidhja!

Si të largoni aromën e pakëndshme të duhanit?

16.08.2022 - 09:34

Era e pakëndshme e tymit të duhanit “ngjitet” në rroba, qilima, perde…Prandaj çdo festë me një numër të madh duhanpirësish përbën një shqetësim për të gjithë ata që nuk konsumojnë cigare. Për fat të mirë, është e mundur të hiqni këtë erë nga shtëpia me disa truke të thjeshta.

Sigurisht që baza është ajrimi, i cili nuk do të jetë problem për ju në periudhën e ngrohtë të vitit. Aromën e pakëndshme të duhanit mund ta largoni lehtësisht me uthull. Mjafton të përzieni uthullën dhe ujin në një enë të hapur dhe mjafton ta lini në mes të dhomës, ku dritaret janë të hapura.

Era e uthullës zhduket shpejt, kështu që nuk ka nevojë të shqetësoheni as për këtë. Ndoshta nuk e keni ditur, por për këtë punë do t’ju duhen edhe mollët. Thjesht ndani një ose dy mollë në disa pjesë dhe vendosini në vende të ndryshme në dhomën ku ka erë të pakëndshme.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Herpesi në buzë, çfarë tregon?

Kanceri oral/ Mësoni simptomat! Shpëtoni nga rreziku