MENU
klinika

Rrëfehet modelja

A kanë plane për fëmijë Justin dhe Hailey?

18.08.2022 - 10:20

Justin dhe Hailey Bieber janë padiskutim një ndër çiftet më të dashura për publikun. Mirëpo edhe ata kanë pasur probleme në çift.

Por a po mendojnë ata që të bëhen prindër?

Hailey Bieber ka dhënë një intervistë së fundmi ku ka rrëfyer detaje nga jeta e saj dhe e Justin.

“Ai është ende personi tek i cili dua të kthehem. Mund të fluturoj diku dhe të shkoj të bëj disa punë, por mezi pres të kthehem dhe të jemi sërish bashkë. Dhe ndihem sikur kjo është për shkak të përpjekjes që është bërë nga të dyja anët”, tha Hailey gjatë një interviste.

“Kur fëmijët të vijnë, gjërat do të jenë ndryshe”, vijoi ajo më tej.

“Në fund të ditës, ai është shoku im më i mirë, por duhet ende shumë punë për ta bërë marrëdhënien të funksionojë. Dhe më pas e di që përfundimisht, kur fëmijët të hyjnë në familje, do të jetë një periudhë krejtësisht i ndryshëm për ne, duke lundruar për ta bërë atë të funksionojë”, theksoi Hailey.

Justin tashmë i është rikthyer sërish skenës.

Këngëtari me famë botërore, Justin Bieber u detyrua të anulojë shfaqjet e tij si pasojë e sindromës “Ramsay Hunt”, që i paralizoi pjesërisht fytyrën.

Vajzat e showbizz, të cilat do të bëhen pjesë e shtëpisë së famshme

Emrat e rinj që përfliten si konkurrentë të “Big Brother VIP”!

Prapaskenat/ Skena xhelozie dhe sherre

Arsyet e ndarjes së Ilnisa Agollit e Meriton Mjekiqit!

“Më rrihnin të gjithë”

Mehdi Malkaj rrëfen historinë me babain