MENU
klinika

Thirrja e tij

Hakerohet faqja zyrtare e kryebashkiakut të Gramshit

25.08.2022 - 11:14

Faqja zyrtare e kryetarit të bashkisë së Gramshit, Klodian Taçe është hakeruar. Në një profil tjetër që administrohet prej tij Taçe ka bërë një njoftim për hakerimin e faqes zyrtare.

Për të shmangur çdo keqkuptim, kryebashkiaku socialist u thotë qyterarëve të vetë të shmangin çdo keqkuptim në “messenger”.

“Prej ditës së sotme, ”Klodian Taçe-Faqja Zyrtare” është vjedhur (hacked) nga persona anonim. Deri në momentin që do arrijmë t’ë rimarrim kontrollin e faqes, të gjitha komunikimet zyrtare, do publikohen te profili im personal dhe te faqja e Bashkisë Gramsh.

Për të evituar çdo keqkuptim ju lutem të shmangni komunikimet dhe mesazhet nga messenger-i i faqes ”Klodian Taçe – Faqja Zyrtare”, shkruan kryebashkiaku Klodian Taçe në rrjetin social “Faceboook”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Çfarë është festa e 18 gushtit e kthyer tashmë në traditë

Gramshi mbledh qytetarët në katër net festive