MENU
klinika

Bashkë me shokët

Vrasja e 33-vjeçarit në Elbasan, gjykata lë në burg 17-vjeçarin

25.08.2022 - 11:20

Gjykata e Elbasanit ka vendosur ‘arrest me burg’ për 17-vjeçarin Horgito Peqini, i akuzuar për vrasjen e 33-vjeçarit Madrit Ulqinaku mbrëmjen e 17 gushtit në Elbasan si dhe bashkëpunëtorin e tij Klaudjan Sallufi.

Peqini dhe 33-vjeçari Sallufi kanë dalë në seancë për verifikimin e kushteve të masës së sigurimit të mbrojtur nga avokatë të caktuar kryesisht nga Gjykata

I riu është shfaqur i qetë, madje duke buzëqeshur në seancë. Ndërsa Sallufi ka qëndruar i heshtur. Është vënë re mungesa e familjarëve të dy të pandehurve.

 

 

Ndaj 17-vjeçarit rëndon akuza e vrasjes me dashje e kryer në bashkëpunim dhe mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve.

Duke qenë i mitur, Peqini për veprën penale për të cilin akuzohet në bazë të nenit 76 të Kodit penal rrezikon nga 10 deri në 20 vjet burg dhe për shkak të moshës atij i përgjysmohet në 5 vjet deri 10 vjet burg dënimi nëse provohet vepra penale për të cilën akuzohet.

Në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë

Arrestohet 40-vjeçari nga Peqini

Tentoi të vriste një person me armë zjarri

Arrestohet Adriatik Çeka në Elbasan