Kanë përfunduar dy ndeshjet e para të mbrëmjes së Champions League. Atletico Madrid ka fituar 2-0 ndaj Monaco dhe ka marrë kreun e grupit të vet, duke pritur ndonjë hap fals të Dortmund më vonë. Po 2-0 ka fituar edhe Lokomotiva e Moskës në shtëpi me Galatasaray.
Ishte start fantastik i Atletico Madrid në ndeshjen e pestë të fazës së grupeve ndaj Monaco-s, teksa ka thyer menjëherë dy rekorde. Goli i Koke-s i shënuar vetëm 87 sekonda pasi kishte nisur ndeshja është më i shpejti i shënuar në historinë e klubit spanjoll në Champions League.
Gjithashtu, ai është goli më i shpejtë i pësuar nga Monaco në historinë e tij në Champions League. Ndërkohë vendasit kanë dyfishuar rezultatin me golin e Antoine Griezmann në minutën e 24-t.
Në minutën e 82-të, miqtë humbin një penallti me anë të Falcao-s, që mund të kishte futur në lojë në minutat e fundit, pasi Atletico Madrid mbetet edhe me 10 lojtarë, pas daljes me të kuqtë të Savic.
Ndërkohë, moskovitët e Lokomotivës kanë marrë pikët e para në grup, teksa kanë kanë mposhtur rivalët turqë të Galatasaray. Nga një gol për cdo pjesë loje ka future në lojë vendasit për një vend në Europa League.