MENU
klinika

Ideja e korrigjimit të kufijve

Qosja sqaron pse është për korrigjimin e kufijve

29.11.2018 - 08:32

Akademiku kosovar Rexhep Qosja është pro idesë së korrigjimit të kufirit. Mirëpo, Qosja thotë se kjo nuk është terminologjia e duhur.

Sipas tij, kjo i bie shkëmbim territoresh dhe e sheh si zgjidhjen me të mirë të problemeve ndërmjet Kosovës e Serbisë.

qosja konica.al
qosja konica.al

Akademiku mbështet idenë e ndryshimit të kufirit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë por sqaron keqkuptimet që janë hasur në këtë proces.

Keqkuptim të veçantë të çështjes së shkëmbimit të territoreve përfaqëson togfjalëshi ndarje e Kosovës. Me këtë togfjalësh në disa raste synohet zhvlerësimi i skajshëm i çështjes së shkëmbimit të territoreve, i korrigjimit të kufijve, i lëvizjes së kufijve, që në asnjë rast nuk kanë qëllimin, prandaj as kuptimin e ndarjes së Kosovës”, ka thënë Qosja.

Pas sqarimeve, akademik Qosja tregoi pse është pro këtij projekti, që sipas tij ka ardhur nga intelektualët shqiptarë, jo nga Serbia.

Shkëmbimi i territoreve: I veriut të Mitrovicës, natyrisht pa objektet vitale për zhvillimin e Kosovës, me Luginën e Preshevës (Preshevë, Bujanoc e Medvegjë) do të ishte zgjidhja politike, shtetërore e kombëtare, domethënë do të ishte zgjidhja historike e çështjes së marrëdhënieve të Kosovës me Serbinë”, vlerëson Qosja.

Ndërsa tentimin e politikanëve duke aluduar më së shumti te presidenti Hashim Thaçi që bashkimin e Luginës ta bëjnë pa dhënë asgjë, e sheh si folklor politik.

Qosja thotë se ata duhet ta pranojnë se një gjë mund të realizohet vetëm duke i dhënë Serbisë, veriun e Kosovës, i cili është i banuar me shumicë serbe. /Konica.al/

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!

Fytyra të reja por detyrime të njëjta

Analiza: “Ngec” sërish dialogu Beograd-Prishtinë