MENU
klinika

Elizabeta II

Funerali i bujshëm: pse kaq shumë njerëz, për mbretëreshën?

23.09.2022 - 16:27

        Funerali i mbretëreshës Elizabeta II, ishte një nga ngjarjet televizive më me interes në histori. Për shumë njerëz, ishte funerali i parë i një monarku britanik ku ishin dëshmitarë. Hera e fundit, ishte në vitin 1952.

Pra, çfarë i bëri kaq shumë njerëz, të ndiejnë se ishte e rëndësishme të shihnin, të paraqiteshin ose të ishin pjesë e ceremonisë, në një farë mënyre?

4.1 miliardë njerëz ranë në kontakt me përditësimet e shtypit britanik. Ceremonia u ndoq nga 29 milionë vetë në Mbretërinë e Bashkuar, me një popullsi prej 67 milionë banorë. Rrugët e Londrës ishin të mbushur me njerëz që tundnin flamujt.


Rreth një milion njerëz dolën në rrugë për të parë funeralin, duke ecur përgjatë rrugës nga “Westminster Abbey” në kështjellën “KIindsor”. Mbi 250,000 të tjerë, besohet se kanë pritur në radhë për të parë funeralin.

“Arsyeja kryesore (pse dola në rrugë) është se mbretëresha, ka qenë gjithmonë pjesë e historisë dhe mënyrës sesi e shoh vendin. Cilado qoftë situata politike, apo sado e tmerrshme të jetë gjendja në botë, mbretëresha nuk ka ndryshuar. Ajo ka qenë një simbol i vazhdueshëm i qëndrueshmërisë, qetësisë dhe guximit – çfarë i vlerësoj shumë, si cilësi personale dhe gjithashtu, si kombëtare. Ajo simbolizonte gjithçka pozitive, për këtë vend,” – tha për “Euronews”, një i pranishëm në rrugët e Londrës.

Pse, britanikët janë kaq të lidhur me mbretëreshën dhe familjen mbretërore?

Prof. Simone Schnall, eksperte në psikologjinë sociale dhe eksperimentale, tregon punën e kolegut të saj Jonathan Haidt, i cili, ka studiuar se çfarë ndikon te njerëzit, që të vendosin se çfarë është e rëndësishme për ta.

Disa janë mjaft racionale, sikur edhe e kundërta.

Njëra nga arsyet, për një shumicë njerëzish, është besnikëria ndaj vendit. Tjetër arsye është autoriteti dhe hierarkia dhe së treti, shenjtëria. Kjo përshkruan ndjenjën se disa gjëra thjesht janë dhe çdo gjë tjetër është e panatyrshme.

“Për shembull, ideja se një person, i cili rastësisht në lindje, përfundoi në një pozicion të jashtëzakonshëm pushteti dhe pasurie, është krejtësisht i padrejtë, shumë njerëz mendojnë se është e rëndësishme të kesh dikë atje,” – shpjegon ajo. “Njerëzit përdorin të gjitha llojet e bazave morale ose intuitave, për të përcaktuar se çfarë është e drejtë dhe e gabuar, çfarë është e rëndësishme për ta, çfarë i motoivon në jetë ose çfarë duhet të aspirojnë,” – thotë Schnall.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Mbretërim në dy shekuj

Kush ishte Elizabeta II