MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Djali ka gjakderdhje nga hunda dhe goja. Çfarë duhet të bëj?

24.10.2022 - 10:29

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Djali im ka gjakderdhje të vazhdueshmë nga hundët, (pothuajse çdo ditë) ndonjëherë edhe nga goja. Ju lutem më tregoni se çfarë duhet të bëj?

Mjeku: Për gjakderdhjen nga hundët dhe goja ka shkaqe te ndryshme etiologjike, por që pa bërë një vizitë dhe egzaminim të hollësishëm, nuk mund të vihet diagnoza.

Ne duhet të gjejmë origjinën se nga vjen kjo gjakderdheje dhe çfarë e shkakton. Së pari bëjmë një egzaminim lokal të hundës dhe gojës, për të kaluar më pas tek anamneza ku shikojmë nqs vuan ose jo nga ndonjë sëmundje kronike ky fëmijë, a është duke përdorur medikamente të tjera, a ka ndonjë anemi të trashëguar, dhe më pas kalojmw në egzaminime të hollësishme. Në bazë të këtyre konkludojmë nqs kemi të bëjmë me një shkak lokal (enë e dëmtuar, një ulçër e vogël, një virozë) apo një shkak madhorë që që në këtë rast mund të ishte edhe një malinjomë e hundës.

Duke marë parasysh çdo faktor risku, unë do i rekomandoja të mos e anashkalonte këtë problem, dhe sa më parë ta çonte fëmijën për një vizitë ORL.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.