MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Kam probleme në zonën intime, ç’të bëj?

27.10.2022 - 10:15

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Përshëndetje. Jam një vajze 19 vjeçe. Nuk e kam nisur ende aktivitetin seksual. Përpiqem të ruaj higjienën e vetes. Ndërrohem të paktën dy herë në ditë. Megjithatë ka disa kohë që ndiej një shqetësim. Sikur ndjej një erë të pakëndshme në pjesët intime. Ndoshta është problem që e kam me veten, megjithatë mua më shqetëson. Dua të pyes çfarë e shkakton erën e keqe vaginale dhe si mund të trajtohet?

Mjeku: Infeksionet vaginale karakterizohen nga irritimi i organeve gjenitale, sekrecione vaginale, erë të keqe, kruarje përreth vaginës, dhimbje gjatë aktit seksual (megjithëse ju nuk e keni nisur aktivitetin seksual), gjakosje, djegie urine apo kombinime të tyre.

Normalisht këto kërkojnë trajtim nga specialisti, sepse duhet bërë edhe analiza laboratorike e këtyre sekrecioneve dhe më pas të jepet trajtimi i duhur si në medikamentin specifik, dozën përkatëse dhe për sa kohë duhet të merret mjekimi. Në disa raste kërkon mjekim të kombinuar. Kështu që personeli mjekësor vazhdon të këshillojë pacientët që të mos marrin mjekim pa vizitën te mjeku.

Sepse infeksionet me shkaktarë bakterialë duhet të trajtohen me antibiotikë, ata me origjinë fungale trajtohen me antimykotikë, ato me origjinë virale me antiviralë etj.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.