MENU
klinika

Tregone mocionet e MTV-së

Nga prejardhja te transferimi në Angli, rrëfimi ndryshe i Rita Orës

04.11.2022 - 11:51

Këngëtarja me origjinë shqiptare e njohur në mbarë botë, Rita Ora së fundmi ka qenë e ftuar në emisionin e Jonathan Ross, ku ka treguar shumë gjëra nga jeta e saj.

Edhe në këtë intervistë nuk kishte si të mungonte një rrëfim i Ritës për origjinën e saj, ku shtoi se transferimi i prindërve të saj në Britaninë e Madhe shumë vite më parë, ishte gjëja më e mirë që mund të bënin.

“Të gjithë u transferuam në Londër, ishte gjëja më e mirë që prindërit e mi mund të bënin ndonjëherë. Prindërit e mi na sollën këtu dhe ata filluan nga e para. Ata gjetën punë dhe ngritën rrugën e tyre.

Nuk ishte e lehtë, por ne kishim dashuri përreth. Tani jam vërtet me fat që jam në gjendje t’i shpërblej për gjithë punën e vështirë që kanë bërë,”-u shpreh ylli i muzikës.

Rita Ora u ndal edhe tek jeta personale dhe partneri i saj, Taika Waititi të cilin e konsideroi si “personin e saj të preferuar”.

Artistja me famë botërore do të bashkëprezantojë së bashku me regjisorin eventin e madh të ndarjes së çmimeve, “MTV Europe Music Awards 2022”.

Teksa tregoi emocionet në lidhje me këtë ngjarje, ajo u shpreh se më e lumtur është që më në fund do të punojë në një projekt të përbashkët me bashkëshortin e saj.

“Unë e prezantova atë në vitin 2017, por tani po e prezantoj sërish, por këtë herë po e bëj bashkë me Taikan, partnerin tim”.

Nuk kemi punuar kurrë më parë bashkë. Është mirë të jem në gjendje të bëj diçka argëtuese me personin tim të preferuar. Ne jemi i njëjti person. Është mirë të gjesh dikë me të cilin mund të argëtohesh, të punosh dhe të respektosh punën e njëri-tjetrit”,-përfundoi Rita Ora.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Favorite për çmimet “MTV EMA”

Bebe Rexha dhe Dua Lipa në garë!


Vajzat e showbizz, të cilat do të bëhen pjesë e shtëpisë së famshme

Emrat e rinj që përfliten si konkurrentë të “Big Brother VIP”!

Prapaskenat/ Skena xhelozie dhe sherre

Arsyet e ndarjes së Ilnisa Agollit e Meriton Mjekiqit!

“Më rrihnin të gjithë”

Mehdi Malkaj rrëfen historinë me babain