Kombëtarja e Kosovës në futboll debuton në eliminatoret e një Europiani, atë të “Euro 2020”, që nisin në mars të vitit të ardhshëm. Ka edhe një derbi në Ballkan.
Pas paraqitjes së mirë në turneun e Nations League, ku zuri vendin e parë në grupin e saj, skuadra kosovare u rendit në vazon e pestë në hedhjen e shortit të zhvilluar sot në Dublin të Irlandës.
Kosova u pozicionua në Grupin A, së bashku me Anglinë, Republikën Çeke, Bullgarinë dhe Malin e Zi. Pra, kombëtarja e trajnerit Challandes është pozicionuar në një grup me 5 skuadra, një grup i vështirë për Kosovën në këto eliminatore të Europianit.
Spikat dueli mes Kosovës dhe Anglisë së yjeve të futbollit Botëror, por edhe përballjet me skuadrat e tjera janë të forta.
SHORTI I EUROPIANIT 2020
Group A: England, Czech Republic, Bulgaria, Montenegro, Kosovo
Group B: Portugal, Ukraine, Serbia, Lithuania, Luxembourg
Group C: Netherlands, Germany, Northern Ireland, Estonia, Belarus
Group D: Switzerland, Denmark, Republic of Ireland, Georgia, Gibraltar
Group E: Croatia, Wales, Slovakia, Hungary, Azerbaijan
Group F: Spain, Sweden, Norway, Romania, Faroe Islands, Malta
Group G: Poland, Austria, Israel, Slovenia, FYR Macedonia, Latvia
Group H: France, Iceland, Turkey, Albania, Moldova, Andorra
Group I: Belgium, Russia, Scotland, Cyprus, Kazakhstan, San Marino
Group J: Italy, Bosnia & Herzegovina, Finland, Greece, Armenia, Liechtenstein