Juventus triumfon 2-0 përballë Interit në derbin e Italisë dhe lë përfundimisht pas krahëve zhgënjimin e fillimsezonit. Ndoshta e ndihmuar disi edhe nga fati, teksa zikaltrit humbën disa raste të pastra në pjesën e parë me Dzekon dhe Dumfries.
Ndërsa në pjesën e dytë nuk ia doli të shënonte përballë portierit Lautaro, kurse “Zonja e Vjetër” mori atë që kërkone përballë publikut të saj, për të vijuar serinë e fitoreve radhazi, që shkon në katër.
“Allianz Arena” shpërtheu në festë në minutën e 52-të, kur Rabiot bëri më të mirë pas pasimit të marrë nga Kostic ng ae majta e sulmit (Barella nuk pati fuqi për ta ndalur kundërshtarin për dhjetëra metra sprint), ndërsa golin e fitores e shënoi i ri Fagioli pesë minuta para fundit të kohës së rregullt.
Rrjetën e gjeti edhe Danilo, por goli i tij u anulua nga sistemi VAR për prekje të topit me dorë. Juventusi me këtë sukses parakalon pikërisht Interin dhe Romën dhe shkon -2 pikë nga zona Champions.