MENU
klinika

Serie A, Java 13

Bie Roma, Lazio fiton derbin dhe ngjitet e treta

06.11.2022 - 21:02

Roma humb pikërisht atëherë kur nuk duhej. Ndoshta edhe një barazim do të vlente disi, por nuk ishte e thënë që derbi kësaj here të ishte në favor të verdhekuqve, është Lazio që fiton 0-1 dhe ngjitet në vendin e tretë në renditje.

Skuadra e Maurizio Sarrit mposhti Romën falë golit të Felipe Anderson në minutën e 29’. Sulmuesi brazilian përfitoi nga një gafë fatale e bashkëpatriotit të tij, Roger Ibanez, i cili e teproi me mbajtjen e topit në zonë.

Presingu i Pedros dha efekt, teksa sulmuesi brazilian dërgoi topin në rrjetë. Roma iu afrua barazimit katër minuta më vonë, por gjuajtja e Nicolo Zaniolos u ndal në traversë. Roma pretendoi për penallti në pjesën e dytë, ndërkohë që Rui Patricio i mohoi golin e dytë Felipe Anderson me një pritje shumë të bukur në minutën e 73’.

Roma insistoi dhe ushtroi presion të madh për të evituar humbjen, por nuk ia doli, kjo edhe falë një ndërhyrjeje fantastike të Alessio Romagnolit ndaj Zaniolos. Tensioni nuk mungoi në derbin e zjarrtë të kryeqytetit, Lazio rezistoi në tetë minutat shtesë dhe festoi fitoren e artë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN