MENU
klinika

Ambasadori i SHBA në Beograd

“Serbët të kthehen në institucionet e tyre në Kosovë”

06.11.2022 - 21:51

Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill deklaroi se SHBA-te pajtohen me BE-në lidhur me faktin se ngjarjet e fundit në marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, rrezikojnë përparimin e rëndësishëm të bërë në dialogun e ndërmjetësuar.

Për median serbe N1, Hill u shpreh se tërheqja e serbëve nga institucionet e Kosovës nuk është zgjidhje dhe se ata duhet të kthehen në detyrë.

“Tërheqja e serbëve nga institucionet e Kosovës nuk është zgjidhje për mosmarrëveshjet aktuale dhe ka potencial për të përshkallëzuar më tej tensionet në terren. Prandaj, Shtetet e Bashkuara i bashkohen BE-së duke u bërë thirrje përfaqësuesve të Serbisë dhe serbëve të Kosovës që të respektojnë angazhimet e tyre nga dialogu dhe t’i kthehen detyrave të tyre në institucionet e Kosovës, duke përfshirë policinë, gjyqësorin dhe administratat lokale”, theksoi ai.

Në Mitrovicën e Veriut, të dielën, është mbajtur një protestë e thirrur nga Lista Serbe për shkak të vendimit të Prishtinës për riregjistrimin e makinave me targa serbe në targat RKS, Republika e Kosovës.

Kjo protestë është mbajtur një ditë pas vendimit të Listës Serbe për largim nga të gjitha institucionet e Kosovës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!

Fytyra të reja por detyrime të njëjta

Analiza: “Ngec” sërish dialogu Beograd-Prishtinë