MENU
klinika

Vetëm nga prezenca

Dani Alves vendos rekord me Brazilin në Katar 2022

07.11.2022 - 23:40

Mbrojtësi veteran brazilian Dani Alves ka vendosur një rekord të ri për sa i përket kombëtares. Në moshën 39-vjeçare, mbrojtësi bëhet lojtari më i vjetër në moshë që thirret për të luajtur në një Kupë Bote nga “Seleçao”.

Ai thyen kështu rekordin e Djalma Santos në 1966, i cili ishte 37 vjeç. Një tjetër që arriti të thyente rekordin e mbajtur nga Santos këtë vit është dhe Thiago Silva, i cili gjithashtu është grumbulluar në moshën 38-vjeçare.

Ndërkohë, vihen re mungesat e Roberto Firmino (Liverpool), Gabriel (Arsenal), Gabriel Barbosa (Flamengo), Renan Lodi (Nottingham Forest), Matheus Cunha (Atletico Madrid) dhe Philippe Coutinho (Aston Villa).

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN