Aktorët Tolgahan Sayışman dhe Almeda Abazi janë të ftuarit e radhës në “Zemër Luana”.
Aktori Sayışman ishte pjesë e një sfide në ring, ku iu përgjigj pyetjeve. Teksa luante rolin e boksierit në ring, ai u pyet për aktoren Hande Erçel. Të gjithë e njohim rolin e “Edës” në serialin “Dashuria është në ajër” që u transmetua në Tv Klan. Teksa doli fotoja e aktores Hande, Tolgahan tha se “ka një vend të veçantë në zemrën e tij”. Direkt Besi i thotë Almedës: “Moj Almeda do futesh në ring?!”
Por a u bë xheloze Almeda? Bukuroshja shqiptare nisi të qeshë dhe sigurisht që e merr me sportivitet këtë gjë pasi edhe vetë është pjesë e artit.
Mirëpo, përvec kësaj, Tolgahan iu përgjigj edhe disa pyetjeve për lidhjen e tij të dashurisë me Almedën.
Aktori i njohur ka treguar edhe momentin kur e kuptoi që Almeda ishte e duhura.
Almeda e pyeti: “Kur e kuptove që isha unë shpirti yt binjak”?
“Kur kemi ngrënë qofte”,u përgjigj.
Menjëherë, nisën të qeshura në studio ku Almeda tha se bashkëshorti i saj e paska humbur komplet romanticitetin.
Dy aktorët e njohur, Almeda dhe Tolgahan janë një dyshe kaq e dashur për publikun dhe shumë të komentuar.