MENU
klinika

Sulmuesi francez

Mbappe merr çmimin që jepet për herë të parë

03.12.2018 - 21:39

Në pritje për t’u dhënë “Topi i Artë” për vitn 2018, Kylian Mbappe ka fituar çmimin e lojtarit të ri më të mirë të vitit. Hera e parë që jepet ky lloj çmimi.

Ai është ngjitur në skenë për të marrë çmimin “Kopa”, i cili është ndarë për të parën herë në histori.

Mbappe ka katër tituj të rëndësishëm këtë sezon. Pas Kupës së Ligës, kampionatit francez dhe Kupës së Francës, ai e mbylli sezonin e kaluar me Kupën e Botës.

Një vit i madh për 19-vjeçarin, i cili falënderoi familjen dhe shokët e ekipit te PSG dhe Franca për çmimin. A mund të marrë dhe “Topin e Artë”? Të presim…

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


PSG perfekte pas 9 javësh

“Çmendet” Mbappe, 4 gola ndaj Lyon