Reagimet e serbëve pas sfidës me Zvicrën nuk lanë një shije të mirë në Kosovë dhe jo vetëm. Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, është shprehur se nuk i ka pëlqyer aspak as fjalët e thëna nga trajneri i kombëtares serbe dhe se hedh një ide për të luajtur një sfidë miqësore me Serbinë.
“Nuk e prisja që një legjendë si Piksi të shante nënat tona shqiptare. Ai ishte një legjendë e lojës në Jugosllavi. Ne bënim tifo për të derisa jetonim në një shtet të përbashkët.
Shumë kosovarë e donin atë si futbollist dhe habiten që ai u soll kështu në një ndeshje që nuk e kishte as kundër Kosovës, por kundër Zvicrës. Futbollistët e Serbisë dhe Kosovës duhet të luajnë një ndeshje miqësore dhe të tregojnë se futbolli dhe sporti i bashkojnë njerëzit, jo t’i ndajnë”, u shpreh Ademi për “Danas”.