MENU
klinika

Reziku i armëve bërthamore është në rritje!

Putin i prerë: Rusia do të ndjekë interesat e saj me çdo mjet

07.12.2022 - 18:13

Presidenti Vladimir Putin tha të mërkurën se rreziku i një lufte bërthamore po rritej, por këmbënguli se Rusia nuk ishte “çmendur” dhe se ajo e sheh arsenalin e saj bërthamor si një parandalues thjesht mbrojtës.

Putin tha se Rusia do të mbrojë territorin e saj dhe aleatët e saj “me të gjitha mjetet në dispozicion”, duke shtuar se ishin Shtetet e Bashkuara , jo Rusia , që kishin vendosur të ashtuquajturat armë bërthamore “taktike” në vende të tjera.

“Rusia do t’i mbrojë aleatët e saj me të gjitha mjetet që kemi. Rusia nuk ka armë taktike nukleare si vendet e tjera, ndryshe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ne nuk flasim me gjuhën e përdorimit të armëve bërthamore. Rusia s’po çmendet dhe as po del jashtë kontrolli.

Ne kemi armët më të avancuara bërthamore por nuk bëjmë karshillëk me to. Moska i konsideron armët e këtij lloji si pengesë.”, tha Putin.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Të dhënat nga Inteligjenca amerikane

“Rusisë i duhen 2 ditë për të rrëzuar Ukrainën”

Paralajmërimi i Shërbimeve sekrete gjermane

“Putin do të hedhë armët bërthamore”