MENU
klinika

Botërori 2022

Gjysmëfinalisti i parë do të dalë nga shtesa

09.12.2022 - 18:56

Brazili dhe Kroacia do të diskutojnë në shtesë biletën për gjysmëfinalen e Botërorit të Katarit, pasi koha e rregullt përfundon 0-0. Pas gjysmë ore loje, Perisic do lëshonte sinjalet e para, me një gjuajtje me të majtën, por pa gjetur dot portën.

Në fundin e fraksionit, Neymar merr përsipër ekzekutimin e një goditje dënimi, topi ndalet në mur, me portierin e ballkanasve që e ka të lehtë ta kontrollojë sferën.

Sërish O’ney rrezik konstant për portën e kundërshtarit, sërish ylli i PSG-Së nuk mposht dot Livakoviç. Presioni i skuadrës së Tite u rrit me kalimin e minutave, por më kot, pasi Kroacia dukej shumë mirë e vendosur në prapavijë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN