“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacienti: Paraliza faciale, shkaqet dhe rreziku
Mjeku: Paraliza faciale është një sëmundje që prek vetëm njërën anë të fytyrës e cila vjen nga prekja e nervit të shtatë të kokës. Është një sëmundje që prek një përqindje të madhe të popullsisë
Jo rrallëherë kushtet atmosferike bëhen shkak për sëmundje tåçë ndryshme. Kështu, shkaku kryesor i paralizës së fytyrës është pikërisht të ftohtët. Paraliza faciale është një sëmundje e shpeshtë nga e cila Paraliza facialepreken një numër i madh njerëzish. Fizioterapisti Endrit Mone shpjegon për lexuesin e gazetës “Shëndet+” se çfarë është kjo sëmundje, si ndodh, a ka forma parandalimi, si shfaqen simptomat, si ndikon paraliza faciale në cilësinë e jetës etj.
Shpeshherë muskujt e fytyrës i ndiejmë të ngrirë nga klima e ftohtë. Pjesa më e madhe e muskujve të fytyrës kontrollohen nga nervi facial. Paraliza faciale (paraliza e BELL) është një sëmundje që prek vetëm njërën anë të fytyrës dhe vjen nga prekja e nervit të shtatë të kokës. Është një sëmundje nga e cila preket një përqindje e madhe e popullsisë.
Paraliza e fytyrës mund të vijë papritmas ose mund të ndodhë gradualisht gjatë një periudhe që mund të zgjasë me muaj, si për shembull në rastin e një tumori në kokë. Në varësi të shkakut, paraliza mund të zgjasë për një periudhë të gjatë ose për një periudhë të shkurtër. Sipas Institutit Kombëtar të Çrregullimeve Neurologjike, forma më e zakonshme e paralizës faciale është ajo që vjen në mënyrë të menjëhershme. Lajm i mirë është se shumica e pacientëve me paralizë të menjëhershme shërohen plotësisht në rreth gjashtë muaj.
Si shfaqen simptomat e paralizës faciale?
Shfaqja e shenjave të para brenda 48 orëve nga prekja:
Ngrirje e muskulutarës.
Një pamundësi lëvizjeje e cila të jep ndjesinë e kryerjes së veprimit.
Humbje të sensibilitetit, edhe një shfaqje estetike jo e këndshme.
Shpeshherë njëri sy është i pamundur për t’u mbyllur.
Shtrembërim i buzëve edhe një tërheqje e faqes.
Cilat janë vështirësitë me të cilat përballet një person që preket nga kjo smëundje?
Paraliza e fytyrës ka një ndikim të madh në cilësinë e jetës së një personi. Njerëzit mund të humbasin besimin. Përveç kësaj paraliza e fytyrës mund të shkaktojë:
Dhimbje të fytyrës
Dhimbje koke ose marramendje
Vështirësi në të folur
Paaftësi për të shprehur emocione
Vështirësi për të ngrënë ose për të pirë
Dridhje të muskujve
Thatësi e gojës dhe e syrit
Risku më i madh është dëmtimi i mundshëm në sy.
Cilat janë metodat edhe qëllimet e rehabilitimit të një paralize faciale?
Terapia fizike mund të ndihmojë forcimin e muskujve dhe për të parandaluar dëme të përhershme. Rehabilitimi i nervit facial konsiston në teknika manuale edhe ushtrime të fytyrës për të thjeshtësuar edhe stimuluar lëvizjet. Qëllimi i trajtimit është rekuperimi i funksioneve motore edhe sensitive të nervit. Rikthimi sa më shpejt në gjendje të mëparshme e mimikës edhe e fytyrës. Përveç masazhit të fytyrës edhe teknikës që përdoret në të, ushtrimet që duhen bërë PARA PASQYRëS, janë :
Lëvizje e vetullave
Shkelja e syrit
Fryrja e faqeve
Veprimi i qeshjes
Lëvizja e buzëve
Artikullimi i zanoreve, edhe i rrokjeve (në rastet kur e folura është e kufizuar)
Rrudhja e ballit
Cilët janë shkaktarët e paralizës?
Nga shkaktarët kryesorë janë HERPES SIMPLEX edhe infeksione të tjera. Prek më shumë gratë, personat me diabet, edhe ata që vuajnë nga gripi.
Shkaktarë të tjerë janë edhe goditja nga i ftohti, ekspozimi ndaj të ftohtit është një rrezik konstant edhe mjaft serioz.
Shkaqe të tjera:
Dëmtimi i kafkës ose i fytyrës (Goditjet nga jashtë që vijnë drejt veshit apo fytyrës janë rreziku i radhës për paralizën faciale).
Tumoret (tumoret që shkaktohen në zonat e rrugës ku kalon nervi facial mund të shkaktojnë paralizë. Mund të jenë beninj ose malinj. Sidomos tumoret e gjendrave të pështymës)
Infeksioni kronik i veshit të mesëm ose të tjera dëmtime të veshit
Presioni i lartë i gjakut
Diabeti
Mungesa e vitaminave
Së fundi, për sa u përket shkaktarëve të kësaj sëmundjeje tepër të rrezikshme, edhe operacionet e ndryshme që realizohen në kokë, vesh apo tek gjendrat e pështymës mund të shkaktojnë pa dashje dëmtim të nervit.
Paraliza Bell është paraliza faciale më e shpeshtë. Shkaku nuk dihet plotësisht. Mendohet për një enjtje në veshin e brendshëm. Era dhe i ftohti kanë një ndikim tepër të madh. Theksuam më lart që në të shumtën e rasteve shërohet plotësisht, pavarësisht se në varësi të shkakut përcaktohet edhe koha që duhet për t’u shëruar.
Sindromi Ramsay Hunt shkaktohet nga viruset. Përveç mosfunksionimit të mirë të nervit, ka dhimbje dhe disa plagë në rrugën e jashtme të veshit. Përsa i përket shërimit, në ndryshim nga paraliza Bell është shumë e vështirë që të shërohet plotësisht.
Diagnoza
Vendosja e diagnozës kryhet pas një anamneze të hollësishme, edhe kryerjes së një EMG (elektromiagramë), në shumë raste është e nevojshme edhe një rezonancë magnetike për të përjashtuar ose jo komplikime të tjera.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.