Këngëtari i njohur, Yll Limani di të jetë gjithnjë në qendër të vëmendjes. Së fundmi, ai ka bërë me dije se po e përmbyll vitin 2022 në një mënyrë shumë të mirë, por jo vetëm kaq. Këngëtari e ka konsideruar vitin 2022 si më të mirin por edhe më të vështirin.
Gjithashtu, Ylli ka falënderuar të gjithë fansat e tij përmes një postimi në Instagram.
Ai ka shkruar se nuk e di se si do ta shprehë mirënjohjen për të gjithë ndjekësit e tij.
“2022 ma ka ndryshuar jetën përgjithmonë. Ka qenë viti më i miri dhe më i vështiri i jetës time. Faleminderit të gjithë juve që më keni përkrahur gjatë gjithë kësaj kohe. Faleminderit që e doni muzikën time …mirënjohjen time nuk do të di kurrë me e shpreh qysh ju e meritoni! Faleminderit le ta bëjmë këtë 2023. Gëzuar”, ka shkruar Ylli në postim.
Gjatë kësaj interviste Ylli ka folur edhe për jetën e tij sentimentale dhe përse ai vendos ta mbajë atë private.
“Normalisht që jeta personale ka qenë gjithmonë e mbrojtur hermetikisht, jam i turpshëm për të folur për këtë situatë. Edhe njerëzit janë të lidhur shumë emocionalisht me muzikën time. Po të them që jam në një lidhje dhe bëhet publike, do mendojnë njerëzit që tërë kohën po i shkruaj asaj, prandaj e kam ruajtur gjithmonë,” u shpreh ai.