MENU
klinika

“Sot është dita ime”

Capital T rrëfen si ndihet pak para koncertit

20.09.2019 - 15:29

Mbrëmjen e sotme, sheshi “Nënë Tereza” në Tiranë do të ndizet nga koncerti madhështor i Capital T, i cili do të mbledhë fansat e tij për një mbrëmje të paharrueshme.

Koncerti është ëndrra prej një jete e reperit, për të cilën është tepër i lumtur që e ka bërë realitet.

 

View this post on Instagram

 

Faleminderit Bashkise se Tiranes dhe @erionveliaj per Mbeshtetjen e pa kursyer ne projektin e jetes.

A post shared by Capital T (@truekapo) on

Së bashku me Kapon, sonte do të performojnë në skenë këngëtarë të njohur si Majk, Ylli Limani, Alban Skënderaj, 2po2 e Dhurata Dora.

Capital T do të na mundësojë një udhëtim në kohë me këngët e tij, ndërsa ne mezi po presim orën 19:19 për nisjen e “Time Capsule”.

Vetëm pak orë para koncertit, këngëtari ka publikuar në Instagram dy foto të vjetra të tijat, ku shfaqet me mikrofon në dorë, duke treguar se muzika është pasioni i tij i fëmijërisë.

Trimi tregon se sot është dita e tij, për të cilën ka qenë gati gjatë gjithë jetës.

“Sot është dita ime. Time Capsule. Kam qenë gati për këtë gjatë gjithë jetës. Krejt ju qe ishit pjese e projektit ju falenderoj nga thellsia e zemres. Shihemi Sonte”- janë fjalët e tij krahas fotove.

Mbetet vetëm t’ju themi të mos mungoni sonte në “Sheshin Nënë Tereza”, pasi do të bëhet nami!

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Publiku shqiptar meriton të tilla koncerte

Capital T në koncertin e Drake