Washington Post raportoi më 11 janar se për herë të parë, shumica e republikanëve mbështetën një ndalesë të menjëhershme të të gjitha financimeve për Ukrainën.
Kjo nuk do të thotë se do të ndodhë tani. Por kjo tregon se mbështetja dypartiake për Ukrainën po pakësohet, pavarësisht nga paraqitja e Volodymyr Zelenskyt në Kongres në maujin dhjetor. Ndryshimi i pikëpamjeve mes republikanëve është mjaft dramatik.
Numri i republikanëve që e mbështesin ndihmën ushtarake për Ukrainën ra nga 80 për qind në mars në 55 për qind në nëntor dhe në 48 për qind tani. Washington Post thotë se rënia e mbështetjes e reflekton pesimizmin midis republikanëve për aftësinë e Ukrainës për ta fituar luftën. Një gjë e tillë nuk ka ndodhur ende në Evropë, mirëpo ne e shohim Evropën, si aq shpesh, në një trajektore të vonuar. Shumica e mbështetjes financiare dhe ushtarake pëë Ukrainën vjen nga SHBA. Ky është viti i fundit i plotë përpara fushatës zgjedhore presidenciale të vitit 2024, në të cilën pikë mbështetja për Ukrainën mund të zbehet edhe më tej, madje edhe në mesin e demokratëve.
Është e vështirë të besohet se Evropa mund ta marrë plotësisht kontrollin nga SHBA, si në aspektin e ndihmës financiare ashtu edhe në atë ushtarake.Ajo që ne po shohim pra është një paralajmërim e limiteve të mbështetjes perëndimore për Ukrainën. Strategjia e Vladimir Putinit është të vazhdojë për aq kohë sa të jetë e mundur dhe t’i hedhë të gjitha burimet që ai ka për ta siguruar status quo-në dhe për të bërë disa përparime të vogla, por të rëndësishme, siç ndodhi ditë më parë në Soledar. Lodhja e Ukrainës nuk është vendosur ende në të gjithë Evropën, por përsëri Evropa nuk po shpenzon aq shumë sa po shpenzon SHBA. Nëse Evropës i kërkohet të sigurojë një pjesë më të madhe të mbështetjes, nuk jam i sigurt se nivelet aktuale të mbështetjes politike do të mbeten të paprekura. Është gjithashtu e pamundur që Evropa të mund të kthehet në një periudhë të rritjes së qëndrueshme ekonomike për sa kohë që kjo luftë është duke vazhduar.
Tani për tani, debati i madh në Evropë është për furnizimin e tankeve gjermane Leopard 2. Olaf Scholz e ka kundërshtuar një dërgesë të këtyre tankseve në Ukrainë nga frika se kjo do ta bënte Gjermaninë një palë në luftë. Të Gjelbërit gjermanë tani po i bëjnë presion për të ndryshuar pozicionin e tij.
Zëvendëskancelari i Gjermanisë, Robert Habeck, ka deklaruar më 12 janar se Gjermania nuk duhet ta vërë veton ndaj kërkesës së Polonisë për ta dërguar një kompani me tankse Leopard 2 në Ukrainë. Sipas kontratave të eksportit të armëve të Gjermanisë, qeveria gjermane ruan të drejtën e vetos mbi çdo eksport të mallrave të prodhimit gjerman në vendet e treta. Prandaj Polonisë do t’i duhet leja gjermane për t’i dërguar tankset e saj Leopard 2 në Ukrainë. Tankset Leopard 2 janë pajisje të fuqishme, por vetëm një pjesë e tyre janë në gjendje pune. Nëse vendet evropiane i dërgojnë ata pak punëtorë në Ukrainë, ata do ta ekspozojnë vetën e tyre. Ka një nxirje kundër dërgesave nga brenda Bundeswehr-it.Tre faktorët që do ta testojnë mbështetjen perëndimore për Ukrainën janë: fundi i konsensusit dypartiak në SHBA;kufizimet e pajisjeve ushtarake në Evropë;dhe një situatë ekonomike jo e favorshme për mbështetje të hapur fiskale.Ashtu si shumica e luftërave, edhe kjo luftë do të përfundojë me një zgjidhje diplomatike që e pasqyron situatën ushtarake në terren. Është e vështirë të mendohet që kjo të ndodhë së shpejti.
Megjithatë, më të lehta për t’u parë janë limitet se deri ku mund të shkojë mbështetja perëndimore.
Burimi: Newstateman