MENU
klinika

"Ministrja përdori pushtetin për të pasuruar burrin"

Vendimi i Kushtetueses për mandatin e Xhaçkës, reagon deputeti i PD

24.01.2023 - 13:09

Deputeti i PD, Agron Shehaj ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për të rrëzuar kërkesën e opozitës për heqjen e mandatit të Olta Xhaçkës, me argumentimin se për këtë më parë duhet të shprehet Kuvendi.

Agron Shehaj e quajti një vendim të padrejtë të marrë nën presionin e qeverisë, duke shtuar se është e qartë si dritat e diellit që Xhaçka përdori pushtetin për të pasuruar veten, bashkëshortin dhe kunatën.

“Ky vendim është i padrejtë, shkon kundër interesit publik dhe është marrë nën presionin e Qeverisë.

Është e qartë si drita e diellit se Xhaçka në shkelje të Kushtetutës ka përdor pushtetin për të pasuruar veten, bashkëshortin dhe kunatën.

Shqiptarët shpresonin të shihnin se kishte mbaruar koha e shtyrjeve dhe shmangieve kur duhet të gjykohet fati i qeveritarëve.

Për çdo gjykatës, askush nuk duhet të jetë i paprekshëm, dhe vetëm atëherë në Shqipëri do të kthehet shpresa dhe besimi se asnjë nuk është mbi ligjin”, u shpreh deputeti.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Deputetët demokratë kallëzojnë penalisht Kryeministrin për ministren Xhaçka

Si e rrëzoi 4 herë maxhoranca kërkesën e PD për komision hetimor!

Çfarë thuhet në nenin që përcakton detyrat e deputetit

PD, në garë brenda vetes për t’i hequr mandatin Olta Xhaçkës!


Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin