MENU
klinika

Trajneri i Partizanit

Gega: Mirësjelljen mos e marrin për dobësi

07.12.2018 - 12:58

Skënder Gega, trajneri i Partizanit, ka dalë sot para mediave në prag të takimit që skuadra e tij luan në transfertë ndaj Teutës. I revoltuar në lidhje me dënimin që Disiplina u ka dhënë tifozëve, Gega është shprehur se të gjithë e kanë frikë Partizanin, madje dhe se po mundohen që ta pengojnë.

Ndeshja me Teutën? “Është ndeshje si gjithë të tjerat. Kemi edhe 2 ndeshje para se të mbarojë gjysma e kampionatit. E shohim si të radhës dhe është e fortë. Këtë ndeshje shkojmë vetëm për të fituar.

Asgjë nuk kam vendosur për formacionin dhe nesër para ndeshjes do të shpallet formacioni shumë më shpejtë para se të nisë ndeshje. Do të ketë lëvizje shumë të vogla.”

Hebaj? “Ai është pyka e grupit dhe ai që të gjithë ju keni kërkuar. Nesër do të jetë titullar.”

gega skender

Mala? “Nuk e parashikoj dot ndeshjen. Edhe për Malën do të shoh. Nuk prishet ajo që është kryesorja. Mala adaptohet mirë dhe ka luajtur si mbrojtës në të kaluarën. Do ishte mirë të ishte Ibrahimi.”

Tifozët? “Na kënaq dhe më bëhet qejfi që në çdo stadium të jetë i mbushur, pasi nxitemi më shumë dhe kënaqemi. Nuk jep presion. E dua stadiumin plot edhe kundër nesh. Unë u bëj thirrje tifozëve këtu që të mos tërhiqen edhe pse nuk dot jenë ndeshjen me Kukësin. Janë pjesa jonë e rëndësishme. Durrësi është afër dhe luajmë në shtëpinë tonë.”

Ultras Guerrils? “Tifozët janë lojtari ynë i 12 dhe me këtë jetë që është në Shqipëri, ata i japin bukuri stadiumeve. Në derbi tifozët u sollën shumë mirë dhe i dhanë atmosferë derbit edhe pse kundërshtarët nuk ishin.

Pa tifozë, është bosh. Shpresoj të ndryshojnë gjërat deri me Kukësin. Nuk është dhunë pse përqafon futbollistin. Dhunë është kur ndërpret ndeshjen, sulmon arbitrin ose futbollistët, por jo të përqafosh dikë. Ai u fut dhe iku për 30 sekonda. Klubi ka gjuhën e vet se si do të ankohet dhe do të gjejë të drejtën e tyre.”

partizani gega
partizani gega

Dënimi nga Disiplina? Besoj se po të kërkosh te një ekip futbolli ose te një familje, gjen diçka dhe asgjë nuk është e përkryer, sidomos në Shqipëri. Ju e shihni çfarë ndodh në stadiumet tona. Askush s’na pyet nëse kemi pasur ujë të ngrohtë apo të ftohtë pas ndeshjes. Askush nuk pyet se çfarë rregullash apo ligjesh ka 20 km larg Tiranës, autobusi nuk hyn dhe ecim 10 km në këmbë.

Dua që të paktën mos të na heqin tifozët. Nuk e dija që e kanë kaq frikë Partizanin. Nuk e dija që duan ta pengojnë me çdo rrethanë. Jemi në gjendje të mirë me lojtarët dhe tifozët. Jemi familje. Nuk kam premtuar as fitore dhe as titull, por do të shohim vetëm nga ndeshja e radhës për të fituar.”

Ndryshim politikash me FSHF? “Nuk duhet të merret sjella e mirë dhe profesionalizmi si dobësi dhe modesti. Ne po mundohemi të japim shembullin e mirë brenda dhe jashtë fushe dhe duam të japim një mesazh te mediat dhe kudo si nivel i lartë profesionalizmi, por nëse kjo e shqetëson FSHF-në, dhe do të sillemi ndryshe, nuk është problemi ynë dhe i dikujt tjetër. Asnjë lloj politike, por bëjmë punën tonë.

tifozet e partizanit
tifozet e partizanit

Çështjet Hoxha dhe Trashi? “Është diçka e kthyer dhe meqë u rikthyet po e them. Keni qenë prezentë në konferenca dhe pas ndeshjes. Rasti i Trashit ishte brenda klubit, ekipit dhe grupit. Albani ishte jashtë fushe. Ishte në orët e pushimit, orët e lira.

Ai e ka tepruar me ‘Corona’, por në fushë ka qenë ekselent. Nuk e di dozën e alkooli se sa e ka tepruar. Masën e merr klubi dhe drejtuesit. Masa ishte për të hequr shiritin e kapitenit dhe për ta aktivizuar. Luajti shumë mirë dhe na ndihmoi.

Mos e hapni më këtë temë për Alban Hoxhën. Është lojtar titullar dhe kjo është e rëndësishme. Është një nga shtyllat e klubit ndër vite dhe po të kem mundësi, çdo njeri nga 18 vjeç deri 30 vjeç do ta bëja kapiten për të ndjerë peshën e fanellës. Për mua ai është lider. Shiritat lëvizin dhe për mua nuk kanë rëndësi.”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN