MENU
klinika

Këtë nuk e prisnim!

Në urimin e ditëlindjes për të birin, Fatma nuk ‘harron’ Alfion

29.01.2023 - 12:36

Noah djali i vetëm i Fatma Methasanit dhe Alfio Rrotanit feston sot 3 vjetorin e lindjes. Në këtë ditë të veçantë për të voglin e tyre, nuk kanë munguar urimet e përzemërta nga kuzhinieri dhe moderatorja, njëri në njërën anë, tjetri në anën tjetër.

Këtë vit Noah e ka festuar ditëlindjen jo në shoqërinë e dy prindërve të tij.


“Nuk do t’i harroj kurrë të qeshurat, fjalët e para dhe hapat e parë. 1095 ditë më parë lindi një princ. Sot rritet nje mbret i vogel! Gëzuar ditëlindjen zemra ime e vogel e kuqe Noah!”-shkruan Alfio në urimin e tij.

Ndërsa Fatma krahas disa fotove nga festa e ditëlindjes shkruan: “Biri im, nëse zemra jote është e urtë, edhe zemra ime do të ngazëllojë.”

Përpos kësaj, në Insastory, moderatorja ndau disa foto ndër vite me të voglin e saj, ndër to edhe një ku duket në kopertinën e një reviste së bashku me Alfion dhe djalin e tyre.


“Iconstyle.al” raportoi pak kohë më parë ekskluzivisht se Alfio Rotani dhe Fatma Methasani i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre.
Nuk vonoi shumë dhe vetë Alfio doli me një deklaratë në Instagram ku konfirmoi atë që ne raportuam.

Në postimin ku njoftoi ndarjen Alfio shkruante se e ndjente detyrim që ta sqaronte këtë gjë për ndjekësit dhe miqtë e tij, ndërsa pohoi se ai dhe Fatma i kishin dhënë fund martesës.

“Unë dhe Fatma nuk jemi më bashkë nga pothuajse një vit. Motivet janë shumë personale dhe individuale, nuk kanë të bëjnë me tradhti ose rrethana të tjera që qarkullojnë”- shkruante ai duke mos dhënë detaje rreth arsyes.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN