MENU
klinika

Shpërthen në lot

Nga tmerret te suksesi, Ariana shpallet “Gruaja e Vitit”!

07.12.2018 - 17:11

Një moment i artë në anën profesionale, ndërsa i tmerrshëm në jetën e saj personale, megjithatë Ariana Grande është shpallur “Gruaja e Vitit” gjatë eventit të Billboard Women In Music.

Këngëtarja u shpreh pasi mori çmimin e se nuk e meritonte atë, ndërsa tha se nuk e di se ç’po ndodh me jetën e saj personale.

Më duket interesante se ky ka qenë një nga vitet më të mira të karrierës sime dhe më e keqi i jetës sime. Shumë njerëz kur shikojnë dikë në pozicionin tim thonë se është në kulmin e saj, dhe unë jam. Por përsa i përket jetës sime personale, me të vërtetë nuk kam asnjë ide se çfarë dreqin po bëj“, tha këngëtarja.

Ariana Grande po përjeton një periudhë të errët në jetën e saj, pavarësisht këtij çmimi. Fillimisht ishte pjesë e koncertit në Manchester, ku mbetën të vrarë me dhjetëra persona pas një sulmi terrorist, ndërsa goditjen më të rëndë e mori pas ndarjes nga jeta të të dashurit të saj Mac Miller, për të cilin fansat e akuzuan këngëtaren se ishte fajtore kryesore.

Mandatory Credit: Photo by Evan Agostini/Invision/AP/REX/Shutterstock (10015727a)
Ariana Grande attends the 13th annual Billboard Women in Music event at Pier 36, in New York
Billboard Women in Music 2018, New York, USA – 06 Dec 2018