MENU
klinika

Boçi i përgjigjet paralajmërimit të Ballës

A do hetohet Rama nga Komisioni Parlamentar?

03.02.2023 - 12:39

Nënkryetari i PD, Luçiano Boçi i është përgjigjur paralajmërimit të Taulant Ballës se komisioni hetimor që kërkon PD për të hetuar çështjen “McGonigal” dhe lidhjet e ish zyrtarit të FBI të arrestuar me Ramën, do të rrëzohet.

Në një deklaratë zyrtare për mediat, Boçi tha se “jo vetëm komisioni por dhe protesta e datës 11 do e nxjerrë Ramën nga kamarja ku është fshehur”.

Luçiano Boçi: Do e nxjerrim nga kamarja ku është fshehur se nuk pranon as interpelancë as mocion me debat as të japë shpjegime del nga frëngjia e skype e mundohet të justifikohet.

Jo vetëm komisioni por dhe protesta e datës 11 do e nxjerrë Ramën nga kamarja ku është fshehur.

Ka një parlajmërim për mospranimin e komisionit hetimor nën justifikimin fëminor apo budallallik ligjor se pretendon që ky ligj për komisionet do ndryshohet.

Një e 4 e deputetëve kur e kërkon, është detyrë e Kuvendit ta pranojë.

Është refuzuar kërkesa jonë për komision hetimor për Ramën për charter-at dhe pretendimet tona dolën hapur që Rama ka harxhuar paratë e taksapaguesve shqiptarë.

Nuk do shpëtojë këtë herë nuk mund të fshihet do vijë si Çeço e do përgjigjet në këtë komision hetimor.