MENU
klinika

"Jemi 24 orë në shërbim"

VIDEO/ Ekipi shqiptar në Turqi shpëton një 4-vjeçar!

07.02.2023 - 19:58

Një fëmijë 4-vjeçar është nxjerrë nga rrënojat nga ekipi shqiptar në Turqi, i vendosur në një nga zonat më të prekura, më konkretisht në Malatya. 3 pjesëtarë të grupit shqiptar, mjekja Aroxhena Mara, Komandanti i ekipit të kërkim shpëtimit të Forcave të Armatosura major Endri Cengo dhe mjeku Elton Reso kanë rrëfyer në një intervistë ekskluzive momentet të vështira nga puna e tyre. Ato kanë qenë në terren edhe gjatë kërkimeve pas tërmetit në Shqipëri në 26 nëntor, mirëpo pranojnë se çdo operacion është krejtësisht i ndryshëm. Kërkimet me shpresën se personi nën rrënoja është i gjallë dhe me këtë besim kanë arritur që të nxjerrin nga rrënojat pas 31orësh, vajzën 4 vjeçare.

“Sot u gjet një fëmijë 4 vjeçar nën rrënoja, u dëgjuan të ulërimat e tij. E shpëtuam pas 31 orësh”.

“Ekipi jonë arriti që të identifikojë një fëmijë, pastaj me bashkëpunimin e turkut e nxorrën nga rrënojat”.

“Çdo operacion është i ndryshëm, nisim kërkimet me besimin se personi nën rrënoja është i gjallë”, kanë treguar anëtarët e grupit shqiptar në Turqi.

Qëllimi kryesor i punës së tyre është që të nxjerrin gjallë personat nga rrënoja, mirëpo po aq e vështirë është edhe mbajtja nën kontroll të familjarëve, të cilët jo pak herë, e bëjnë situatën edhe më të rënduar.

“Ne kemi bërë edhe me familjarët e personave në rrënoja se situatën e bëjnë më kritike reagimet e familjarëve. Prioritet janë personat e gjallë të bllokuar në rrënoja, në disa vatra skuadra ndahet në 2 grupe”, tregojnë ato.