Nuk ka si motrat thonë, por kur janë më shumë se dy, cila do jetë ajo me të cilën je më shumë e lidhur? Në këtë rast, Kylie Jenner dhe të gjitha motrat e saj e kanë pak të vështirë, pasi janë 5. Pyetja që u bëhet më së shpeshti aty është: ‘Cilën ke të preferuar?’.
Mirëpo, Kylie e ka dhënë një përgjigje. Teksa pozoi topless në kopertinën e ‘Vanity Fair Italia’ ajo ka zbuluar më shumë për familjen e saj të famshme e për marrëdhëniet me motrat e saj: Kim, Kourtney, Khloe dhe Kendall. Madje, miliarderja e quajti Kim, si motrën e preferuar… për momentin.
“Ndryshon me kalimin e kohës. Tani për tani është Kim”
Përsa i përket arsyes pse e quajti Kim, themeluesja e Kylie Cosmetics tha:
“Kim ka ndryshuar kaq shumë kohët e fundit. Jemi shumë të lidhura, ajo është gjithmonë motra e parë që telefonoj kur kam nevojë për diçka. Ne kemi kaluar nëpër shumë përvoja të ngjashme kohët e fundit”
Kujtojmë se Kylie po kalon një periudhë jo të mirë pas ndarjes me Travis Scott, babain e dy fëmijëve të saj.
Sa i përket Kim-it, ajo finalizoi divorcin e saj publik nga Kanye West në nëntor. Themeluesja e SKIMS bëri kërkesë për divorc në shkurt 2021 pas shtatë vitesh martesë. Ish-çifti ka katër fëmijë: North, Saint, Chicago, dhe Psalm.