MENU
klinika

“Qëndrime anadollake”

Robert Aliaj flet për herë të parë për lidhjen e Kristit me Keisin

28.02.2023 - 13:21

Robert Aliaj ka folur për herë të parë në lidhje me deklaratat e Sabianit, pas lidhjes së të bijës me Kristin, brenda shtëpisë së “Big Brother Vip”. Aliaj i ka cilësuar deklaratat e Sabianit në rrjet, si deklarata anadollake dhe mesjetare, që një prind europian nuk duhet t’i bëjë kurrë për fëmijën e tij.

“Ti ndërhysh fëmijës në zgjedhjet e veta është gjëja më e tmershme që mund t’i bësh fëmijës në Europë, se duan të impenjohen në Eu. Këto qëndrime krejtësisht anadollake, kur njerëzit shohin se në çfarë niveli mjeran ka rënë një pjesë e shoqërisë. Janë shqipfolës, por jo shqiptar. Një shqiptar i ndershëm është shqiptar i Nolit, i Migjenit, nuk janë këta shqiptarë që në mënyrë analfabete, artikulojnë revoltën e tyre e shprehin duke kërcënuar njerëzit e familjes. Po bëhet nami, ne po përjetojmë disa moment mesjetare këtu”-tha ai në “Shqipëria Live.”

Në lidhje me reagimin e Sabianit, se Kristi po e shfrytëzon të bijën e tij, Keisi vetëm për shoë, Robert Dragot Aliaj është shprehur se nuk do ta komentojë fare këtë pjesë.

“Unë nuk kam thënë që Kristi ka një lidhje. Unë nuk e di ç’bën Kristi jashtë. Janë të rinj që nuk kanë asnjë lloj angazhimi. Janë dy të rinj krejt të lirë që kanë eksperiencat e tyre. E zbulova nga të tjerët. Nuk e njoh fare vajzën në fjalë. Nuk shoh asgjë të keqe deri këtu. Nuk është morale ti bëjmë biografinë. Edhe Keisi ka historitë e saj. Unë nuk do vij në panelin tuaj me mendimin e lloj-lloj njeriu. Në rrjetet sociale po ndodh një tmerr. Është e palejueshme. Mediat po e bëjnë subjekt kryesor, qoftë idiotsitë, trillimet. Shoqëria shqiptare po degradon. Po hyjmë në disa qëndrime shoqërore të rëndësishme, të pa shembullta në Evropë. Ne jemi një shtet që nuk kemi rregulla. Unë Kristin e shof që aty është në situatë të vështirë. Tregoi shumë klas me Kejvinën dhe pse ajo nuk përbënte asnjë lloj interesi për Kristin. Nuk përmbushte asnjë interes të Kristit si qenie. Kristi vetëm sa e demonstroi aty. Ai e respektoi si human ama. Kristi nuk është njeri i lehtë. Ka ca bindje absolute të vetat. Kur bënë një gjë është shumë i sinqertë. Sa i përket mesazheve, në datë 24 telefoni i Kristi ka qenë i sekuestruar, dy ditë më parë madje. Mua ma ka bërë të qartë produksioni këtë. Kristi e quajti vetë lidhje ne tij problematike. Ai është i kursyer për jetën personale. Një djalë i lirë është i lirë ta hajë dreqi. Është një gënjeshtër e madhe nëse them e di. Ai jeton në shtet tjetër. I dha fund bashkëjetesës që ka pasur më parë me një vajzë edhe pse ka qenë shumë i lumtur. Për arsyet e tija, por me gjithë respektin. Një çun i ri mund të ketë një lidhje me një femër por të dashurohet me një tjetër. Edhe unë kur njoha gruan time, kam qenë një djalë çapkën. Kisha shumë vajza rreth meje, më pëlqenin, kam bërë eksperiencat e mija. U angazhova me një vajzë, edhe pse më parë kisha një tjetër, me të cilën nuk e kisha vizionin për tu angazhuar. Edhe 5 vajza t’i dalin Kristi, s’ka asgjë të keqe. Ajo e bënë për vëmendje, si i rriten folloëer-sat, pozat që merr pastaj.”– tha Roberti.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Nuk jam babai tipik shqiptar”

Sabiani mbyll ‘dramën’ e krijuar me një mesazh