MENU
klinika

Pika katër e propozimit

BE-së Kosova mund të anëtarësohet në OKB, por…

06.03.2023 - 12:50

Mundësia e anëtarësimit të Kosovës në OKB-së nuk shmanget krejtësisht udhërrëfyesin për zbatimin e marrëveshjes evropiane për Kosovën e Serbinë, por për këtë ka një kusht.

Media serbe ka publikuar një dokument, për të cilin pretendon se është hartuar nga diplomatët europianë që po punojnë për këtë udhërrëfyes dhe kriteri i paraqitur atyre për Prishtinën që të mos e kërkojë anëtarësimin në Kombet e Bashkuara pa pëlqimin e qartë të pesë anëtarëve të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së – Francës, Britanisë së Madhe, Amerikës, Kinës dhe Rusisë aleate të ngushtë të Beogradit.

Sipas kësaj gazete, në këtë mënyrë po tentohet t’i gjendet zgjidhje kundërshtimit të Serbisë për pranimin e Kosovës në të gjitha organizatat ndërkombëtare, përfshirë edhe OKB-në, çka interpretohet si njohje joformale e pavarësisë.

“Pranimi i Kosovës në të gjitha organizatat ndërkombëtare kundërshtimi kryesor i vendit tonë. “Nova” ka marrë përgjigjen e diplomatëve europianë për këtë kundërshtim të Serbisë, e cila do të jetë pjesë e Udhërrëfyesit për zbatimin e marrëveshjes” , raporton gazeta në fjalë.

Në dokumentin që mban titullin “Marrëveshja për rrugën e normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë – Zbatimi i nenit 4” thuhet se ky propozim është frymëzuar nga Traktati themeltar i dy Gjermanive të vitit 1972, dhe se nuk bëhet fjalë për njohje reciproke, por për bashkëjetesën dhe bashkëpunimin paqësor.

“Republika Federale e Gjermanisë nuk e njohu kurrë Republikën Demokratike Gjermane dhe anasjelltas. Megjithatë, Traktati Themelor i vitit 1972 bëri të mundur që dy Gjermanitë të pranonin realitetin e ekzistencës së tjetrës, nënvizohet aty.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Basha takon kryeparlamentarin Veseli

‘Nuk duhet t’i cënoni kufijtë’