Detaje të reja janë zbuluar nga vrasja e shqiptarit Pëllumb Islami. Mësohet se kamerat e sigurisë në lokalin ku ndodhi krimi ishin fshehur nga pronari i ambientit.
Sipas mediave greke, pronari i lokalit e ka zhdukur qëllimisht regjistruesin dhe ndaj tij janë ngritur akuzat për “dëshmi të rreme” si edhe “përkrahje të autorëve”.
Pasi siguruar pamjet filmike, policia ka arritur që të rindërtojë dinamikën e ngjarjes. Neësit.gr raporton se njëri nga persona e përfshirë në konflikt ishte në tavolinë me viktimën dhe i armatosur.
Gjashtë persona raportohet se janë futur në ambientet e lokalit dhe ka nisur një konflikt mes tyre.
Debati është zhvilluar mes personit që ishte ulur në tavolinë viktima dhe një prej anëtarëve të grupit prej 6 persona.
Fillimisht ka pasur një konflikt fizik mes tyre dhe më pas sherri ka degraduar në përdorimin e armës. Ndërsa prokuroria ka shpallur 8 urdhër arreste, megjithatë asnjë prej personave të përfshirë në konflikt nuk është arrestuar.
Ka dyshime se disa mund të fshihen në Shqipëri dhe disa të tjerë në Greqi.