MENU
klinika

Futbollistët në dilemë

Skënderbeu, vendimi i CAS në pranverë

09.12.2018 - 19:30

Vendimi për Skënderbeun nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë nuk do të jepet për këtë vit, duke lënë klubin korçar të presë dhe në dilemë edhe për merkaton e janarit, për të ndërtuar strategjinë e vitit 2019.

Pritej që Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë të caktonte një datë në fund të tetorit, pastaj pati zëra për nëntor dhe dhjetorin. Por, kur viti po shkon drejt mbylljes, vendimi për dënimin 10-vjeçar të dhënë nga UEFA nuk po jepet ende.

Edhe pse bardhekuqtë kanë apeluar që në fillim të qershorit, presin fillimisht që t’u caktohet një datë për nisjen e gjyqit. Megjithatë, edhe fillimi i 2019-ës nuk sjell asnjë lloj shprese.

skenderbeu
skenderbeu

CAS ka publikuar në faqen e vet datat për gjyqet që do të mbahen deri më 15 shkurt, por asgjëkund nuk rezulton çështja “Skënderbeu”. Kjo detyron, kësisoj, jo vetëm klubin, por edhe lojtarët që të presin edhe dy muaj të tjerë derisa t’u vijë radha.

Kujtojmë se pakti fillestar që Ardjan Takaj bëri me lojtarët ishte që të prisnin deri në dhjetor dhe, më pas, do të rinegocionin për kontratat. Por me CAS-in që po i mban “peng”, mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë me të ardhmen e tyre.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ndjesa e Gjykatës Sportive

Tërhiqet CAS: Po, Skënderbeu ka apeluar!